Bashkitë e djathta paralajmërojnë: Nëse problematikat e vëna re në pr/buxhetin 2019...

Bashkitë e djathta paralajmërojnë: Nëse problematikat e vëna re në pr/buxhetin 2019...

21:58, 12/11/2018
A+ Aa A-

Projektbuxheti i vitit 2019 nuk i përgjigjet nevojave të bashkive. Kështu kanë theksuar gjatë një takimi në Mallakastër kryetarë të Bashkive të djathta në vend.

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, në cilësinë e kryetares së shoqatës tha se projektbuxheti mbetet sërish larg normave dhe raporteve mes pushtetit vendor dhe atij qendror.

“Ne kemi bërë një konsultim për projektbuxhetin e vitit 2019, por edhe për sfidat që kemi në menaxhim me të gjithë kryetarët e Bashkive, por sidomos me gjithë stafet. Për këtë kemi qenë shoqata e hapur e Bashkive të Shqipërisë, e cila ka pasur zërin e lartë dhe ka thënë atë çfarë është e vërteta kur bëhet fjalë për pushtetin vendor”, u shpreh Ademi.

Duke u ndalur edhe te zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, Ademi tha se në këto zgjedhje duhet të shprehet vullneti i popullit dhe të mos përsëriten fenomene, të cilat kanë dëmtuar procesin zgjedhor. Drejtori i Fondacionit “Konrad Adenauer”, Valter Glos u shpreh se ka ardhur momenti që të realizohet reforma zgjedhore nga palët në politikë.

“Duke parë edhe situatën politike në vend, ka ardhur momenti për të diskutuar dhe për ta realizuar bashkë këtë objektivë”, u shpreh Glos.

Pas diskutimeve, Shoqata e Bashkive ka dalë edhe një deklaratë të përbashkët ku thuhet se nëse problematikat e vëna re në Projektbuxhetin e vitit 2019 nuk marrin një tjetër zgjidhje, zhvillimi ekonomik vendor do të mbetet pezull dhe kjo do të imponojë një qeverisje vendore jo të shëndetshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco