Basha: Ti thuash bravo Tahirit dhe Xhafajt kjo tregon që ky njeri nuk jep asnjë garanci

Basha: Ti thuash bravo Tahirit dhe Xhafajt kjo tregon që ky njeri nuk jep asnjë garanci

21:26, 12/11/2018
A+ Aa A-

Kryedemokrati Lulzim Basha, deklaroi se figura e Sandër Lleshit është e papërshtatshme për postin e ministrit të Brendshëm. Sipas tij një njeri që falënderon Tahirin dhe Xhafajn publikisht tregon se ka vetëm një qëllim, të mbyllë dosjet e Edi Ramës.

Këtë deklaratë Basha e bëri në emisionin ‘360 gradë’.

‘Sandër Lleshi ende pa marrë detyrën doli dhe falenderoi në televizion Saimir Tahirin dhe Fatmir Xhafajn, kjo tregon se ai do të vijojë të njëjtën rrugë. Si ka mundësi që ky nuk doli njëherë kundër kryeministrit për drogën dhe krimin. Arben Meron e kam patur unë këshilltar. Unë e kam marrë nga bota akademike, dhe ai ka dalë kundër meje. Një njeri që del dhe thotë bravo Tahiri, bravo Xhafa tregon se nuk jep asnjë garanci’, tha Basha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco