VIDEO/ Protestuesit bllokojnë rrugën, policia fut Gjiknurin si ‘hajdut’ në studiot e televizionit

VIDEO/ Protestuesit bllokojnë rrugën, policia fut Gjiknurin si ‘hajdut’ në studiot e televizionit

21:22, 12/11/2018
A+ Aa A-

Pronarët e banesave që preken nga ndërtimi i Unazës së Re, të cilët prej ditësh protestojnë duke bllokuar rrugën, e zhvendosën protestën e tyre mbrëmjen e sotme përballë ambienteve të Top Channel, ku pritej të fillonte emisioni “Open” dhe i ftuar ishte ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.

Qindra qytetarë të Tiranës, i kishin zënë rrugën ministrit dhe me pankarta në duar, i prenë rrugën eskortës, duke hedhur parulla “qeveri hajdute”, për dëmshpërblimin e tyre.

Shoferi i Gjiknurit u kërkoi protestuesve të hapin rrugën, por ata, duke e futur në mes makinën e ministrit, nuk pranonin të lejonin qarkullimin, ndërsa qetësuan shoferin dhe shoqëruesin e tij duke i thënë: Rrini të qetë

Në këto rrethana, ministri Damian Gjiknuri detyrohet të futet nga mbrapa hyrjes fshehurazi, si “hajdut” me makinë policie.

Ndërtimi i Unazës së Re prek mbi 300 ndërtime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco