Kreu i PD: Rama në 6 vjet nuk arriti tu ofrojë asnjë Ministër të Brendshëm që s’ka lidhje me krimin

Kreu i PD: Rama në 6 vjet nuk arriti tu ofrojë asnjë Ministër të Brendshëm që s’ka lidhje me krimin

21:18, 12/11/2018
A+ Aa A-

Kreu i opozitës Lulzim Basha, deklaroi mbrëmjen e sotme  se në 6 vite kryeministri Edi Rama nuk mundi tu japë shqiptarëve një ministër të Brendshëm që të mos ketë lidhje kriminale.

Këtë deklaratë Basha e bëri gjatë emisionit 360 gradë. Sipas tij largimi i Tahirit dhe Xhafajt ishte një fitore e opozitës.

‘Në 6 vite të qeverisjes së tij Rama nuk mundi tu paraqesë shqiptarëve në postimin e ministrit të Brendshëm një figurë të palidhur me krimin. Ajo që dua të them sot se emërimi i Sandër Lleshit përfaqëson shkallën më të plotë për kapjen e ministrisë së Brendshme, për të manipuluar dosjet e Ballës, dakos dhe të vetës së tij’, deklaroi Basha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco