Basha: Me Lleshin, Rama kapi edhe Ministrinë e Brendshme

Basha: Me Lleshin, Rama kapi edhe Ministrinë e Brendshme

21:13, 12/11/2018
A+ Aa A-

Kreu i opozitës Lulzim Basha, i ftuar në ‘360gradë’ deklaroi se emërimi i Sandër Lleshit në postin e zv/Ministrit të Brendshëm, tregon se ministria e Brendshme, sot është e gjitha në dorë të Edi Ramës.

Sipas tij Lleshi është një figurë e padenjë dhe nuk garanton siguri në luftën kundër krimit dhe drogës, pasi ai vjen në këtë post si vartës i Edi ramës.

‘Në kuptimin politik kjo që po ndodh ëhstë rënia e ministrisë së Brendshme nën kontrollin e Edi Ramës, për të mbrojtur veten e tij. Skandali i ministrit të larguar Xhafaj ku përfshi vëllai i tij, hetimi ju la në dorë punonjësve të ministrisë së Brendshme. Në këto 5 vite të Edi Ramës ministria e brendshme dhe policia nuk e kanë luftuar krimin. Dërgimi i një vartësi i cili për 5 vite ka qenë këshilltar për çështjet e sigurisë dhe nuk ka mbajtur asnjë qëndrim publik kur fikeshin radarët dhe kalonte droga. E vetmja garanci që jep është se do të jetë një vartës edhe më i bindur ndaj Ramës’, deklaroi Basha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku12/11/2018 23:39

EDrama kap ndërsa Luli llap.

Shto koment

Denonco