Motra e Mbretëreshës Geraldinë bëhet shqiptare

Motra e Mbretëreshës Geraldinë bëhet shqiptare

20:29, 12/11/2018
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës Ilir Meta, i ka dhënë sot nënshtetësinë shqiptare motrës së Mbretëreshës Geraldine, Jeanine Eliane Marize Sylviane Girault Muselier. Lajmi është dhënë nga vetë kreu i shtetit përmes rrjetit social facebok.

Meta shkruan se motra e mbretëreshës Geraldine, edhe pse ka kaluar moshën 90 vjeçare vijon të punojë plotë energji dhe dashur për shqiptarët dhe Shqipërinë.

Ja postimi i Metës:

Nga sot Shqipëria nuk është më atdheu vetëm i motrës së saj, Mbretëreshës Geraldine, por edhe atdheu i saj. Krenar për qytetaren më të re të Republikës së Shqipërisë, znj.Jeanine Eliane Marize Sylviane Girault Muselier, e cila pavarësisht se ka kaluar 90 vjet vazhdon me dashuri, përkushtim dhe energji si një 20-vjeçare të punojë për Shqipërinë dhe shqiptarët.????????

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco