Sandër Lleshaj takim ‘blic’ në policinë e Tiranës, ju lexon urdhrin që ju shpërndau disa ditë më parë

Sandër Lleshaj takim ‘blic’ në policinë e Tiranës, ju lexon urdhrin që ju shpërndau disa ditë më parë

20:06, 12/11/2018
A+ Aa A-

Zëvendësministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, zhvilloi sot një takim “blic” në drejtorinë e Policisë së Tiranës. Ky ishte takimi i parë i Lleshajt me strukturat e policisë vendore, ku përveç drejtori të qarkut Kastriot Skënderaj të pranishëm ishin 6 shefat e komisariateve të Tiranës, si edhe ato të Kavajës dhe Rinasit.

Nga informacionet paraprake mësohet se Lleshaj, ju ka lexuar urdhrin që kishte shpërndarë disa ditë më parë. Kjo bëhet e ditur nga informacionet për qëllimin e takimit, sipas të cilave mësohet se ka qenë forcimi i goditjes së krimit në kryeqytet, pasi kohët e fundit ka ndodhur ngjarje të rënda, si vrasje apo plagosje.

Burime nga brenda takimit pohojnë se zëvendësministri i Brendshëm Lleshaj i ka kërkuar Drejtorit të kryeqytetit që të shtohen kontrollet në lokalet e natës, e po kështu duhet të identifikohen dhe të mbahen në monitorim personat që lëvizin të armatosur, “porosi” që i kishte dhënë edhe disa ditë më parë, me një shkresë zyrtare, shpërndarë më herët për Policinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco