Unaza e Madhe/ Zhupa në Syri.net: Kudo ku fut duart Rama dhe Veliaj ka një aferë korruptive

Unaza e Madhe/ Zhupa në Syri.net: Kudo ku fut duart Rama dhe Veliaj ka një aferë korruptive

18:27, 12/11/2018
A+ Aa A-

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa e ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, ka denoncuar edhe njëherë aferat korruptive që fshihen pas projektit të Unazës së mashe’.

E pyetur nga moderatori Alen Xhelili se çfarë po ndodh realisht. Zhupa tha se fituese të tenderit për Unazën e Madhe janë kompani shumë pranë qeverisë dhe kryeministrit Rama.

Ndërkohë theksoi se kudo ku fut duart Rama dhe Erion Veliaj, fshihen çështje të mëdha korruptive.

‘Këtu është një gjë e siguritë që po pati dorë Rama dhe Veliaj do të zbulosh një aferë korruptive. Duke hulumtuar na dolën të gjithë dokumentat të cilat unë i bëra publike për publikun. Ne nuk heqim dorë në kërkimet edhe pse është shumë i vështirë aksesi sepse këtu gjërat janë të mbyllura. Ata duhet të kishin protestuar që ditën e parë para bashkisë, pasi ajo vendos për rrugën e qytetit. Por banorët fillimisht protestuan tek shtëpitë e tyre për të treguar se ku është vendodhja e problemit. Ata i kanë dhënë afat kryebashkiakut Veliaj, i cili ka detyrimin ligjor që të presim përfaqësues’, u shpreh Zhupa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arben12/11/2018 21:12

Ata qe me te drejt protestojne sot ,dje mbushnin sheshet per Rilindjen. I dhane timonin Rames por "harruan"se ai nuk kishte patente...

Shto koment

Denonco