Manjani: Karafili e pranoi me dokument që ka dhunuar Kushtetutën

Manjani: Karafili e pranoi me dokument që ka dhunuar Kushtetutën

15:04, 12/11/2018
A+ Aa A-

Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka akuzuar Kryeministrin Rama për “dhunim të Kushtetutës”, në lidhje me propozimin e emrit të Sandër Lleshit për ministër të brendshëm.

Manjani, duke ju referuar dokumentit themeltar të shtetit, shkruan se ushtarakët aktiv nuk lejohet të zgjidhen as deputetë.

Ai i ka bërë thirrje SPAK-ut që të hetojë mirë këtë Kryeministër, praktikat e punës të së cilit nisin dhe përfundojnë në injorim dhe shunim të Kushtetutës dhe ligjeve.

Ja postimi i plotë i Ylli Manjanit

Kush është dhunuesi i Kushtetutës?!
———————-
Karafil-Kryeministri e pranoi me në fund vetë, shkresërisht, se ka propozuar një Gjeneral aktiv për detyrën e Ministrit.

Për sqarim: sipas nenit 69.1/b të Kushtetutës, ushtarakët aktivë nuk lejohen as të kandidojnë për deputetë. Të zgjidhen jo e jo.

Nga ana tjetër neni 103.1 e Kushtetutës, barazon statusin juridik të ministrit me deputetin. Pra nëse nuk bëhesh dot deputet, nuk bëhesh as ministër.

Kjo është Kushtetuta!

Karafil-Kryeministri e pranoi se e ka shkelur këtë rregull të Kushtetutës, vetëm sot që propozon nxjerrjen e gjeneralit nga shërbimi aktiv!

Por nga ana tjetër do ti duhet ti japë llogari dikujt si e emëroi Zv. Ministër personin që nuk e bënte dot ministër në shkelje të Kushtetutës?!

E kujtoni sa helm ha hedhur gjithë këto ditë, për medemek “shkelje të Kushtetutës” nga Presidenti?! Nuk ka ndodhur vjet as para një muaji, por javën që kaloi.

Ja si u katandis Karafili! Mrekullia Kushtetuese e këtij vendi!

Dhunuesi më u madh i Kushtetutës e ligjeve të këtij vendi.

SPAK do të duhet të hetojë mirë këtë Kryeministër, praktika e punës e të cilit nisen dhe përfundon në injorim dhe dhunim total të Kushtetutës dhe ligjeve!

Nuk është vetëm çështja e marrëdhënieve emërim shkarkim, por ka gjëra të tjera që kanë sjellë pasoja të tënda, duke filluar nga tërësia territoriale e deri tek zhdukja e parave e pasurisë publike në mënyrë abuzive.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco