SKANDALI/ Puç kushtetues, Rama propozon për ministër një Gjeneral aktiv

SKANDALI/ Puç kushtetues, Rama propozon për ministër një Gjeneral aktiv

12:47, 12/11/2018
A+ Aa A-

Edi Rama është përfshirë në një puç kushtetues, duke propozuar Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm.

Lleshi siç e pranon edhe Rama në një letër të bërë publike sot, vazhdon të jetë ende Gjeneral aktiv, e duke e ditur këtë fakt sërish kryeministri i Shqipërisë e ka propozuar për ministër të Brendshëm.

Kushtetuta e Shqipërisë e ndalon në mënyrë kategorike emërimin e një ushtaraku aktiv në një detyrë civile e jo më si Ministër.

Image

Një ministër i Brendshëm, nuk mund të jetë asnjëherë ushtarak aktiv e aq më tepër një Gjeneral i Forcave të Armatosura.

Image

Ja çfarë shkruante Edi Rama:

Duke qenë se Presidenti ka publikuar shkresën me pyetjen e tij të ndarë në plot 14 pyetje, ja edhe shkresa ime lidhur me pyetjen e Tij.

Kjo ka bashkëlidhur një kërkesë të gjeneral Sandër Lleshit për Presidentin, e cila e shterron fare këtë vorbull të panevojshme.

Lexim të mbarë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco