Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Noka me protestuesit: Veliaj ka fëmijë vetë, le të mendojë sikur t'ia lënë në rrugë

VIDEO/ Noka me protestuesit: Veliaj ka fëmijë vetë, le të mendojë sikur t'ia lënë në rrugë

11:06, 12/11/2018
A+ Aa A-

Deputeti i PD Flamur Noka, që po mbështet protestën e banorëve të Unazës së Re përpara bashkisë i bëri thirrje përmes mediave, ndërgjegjes së kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ai solli në vëmendje faktin se edhe ai vetë është prind i një fëmijë dhe duhet ta vërë veten në vendin e këtyre qytetarëve, që po u kërkohet të dalin në rrugë.

“PD është në mbështetje të këtyre qytetarëve, - tha Noka. -  Kryetari i bashkisë ka fëmijë vetë. Le të mendojë sikur ta nxjerrin në rrugë. Këta banorë askush nuk i ka dëgjuar. Dëmshpërblimi me vlerën e tregut një më një është kërkesa e këtyre banorëve.

Ata nuk janë kundër projektit, por ata nuk mund të trajtohen si qënie të dorës së dytë. Kanë të drejtën e tyre të protesonë. Hapat e tjerë do t’i vendosë komisioni organizator i protestës, ne si PD jemi në mbështetje të tyre.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gramoz12/11/2018 15:58

Lali lej feni ka femije, por ne vetvete ai e di mire se u be baba me ndihmen e shokeve te partise. Hoqi shqiponjen simbolin tone kombetar dhe ne send te saj do vendosi zogun e Ajoles.

Shto koment

Denonco