VIDEO/ ‘Kërpudha objekt i rëndësisë së veçantë’, aktivisti tregon debatin me Gardën

VIDEO/ ‘Kërpudha objekt i rëndësisë së veçantë’, aktivisti tregon debatin me Gardën

10:38, 12/11/2018
A+ Aa A-

Aktivisti i shoqërisë civile, Zirkon Disha është përballur dje me dhunën verbale me punonjësit e Gardës që ruajnë Kryeministrinë e Kuvendin.

Pasi filmoi kryeministrinë dhe dritat e saj, Disha është ndaluar nga një punonjës Garde i cili ka kërkuar që ta shoqëronte, por aktivisti nuk ka pranuar.

Gjatë debatit mes tyre, punonjësi i gardës i ka thënë Dishës se ‘kërpudha ishte një objekt i rëndësisë së veçantë’.

Ja rrëfimi i Zirkon Dishës, pas incidentit:

‘Ai ishte punonjës i gardës për pjesën e kryeministrisë, dhe unë nuk e dija se kush ishte.

Më kapi celularin dhe u përpoq që të ma thyente, vijoi që të më kërcënonte, duke thënë se duhet ta ndiqja, i thashë që të ruante distancën, dhe i thashë që nuk mjafton që të më thoshte se ishte punonjës i gardës, sa kohë që unë nuk kisha mundësi që ta identifikoja.

Më kërkoi që të futeshim te rrugica e kryesisë së Kuvendit që të nxjerr në zonën e Bllokut, dhe i thashë që nuk mund ta shoqëroja dhe diskutimin duhet ta bënim në një zonë të ndriçuar.

Njoftoi policinë, më kërkuan sqarime, iu tha punonjësve të policisë se kisha kundërshtuar punonjësit e gardës. Punonjësit e policisë na morën gjeneralitetet të dyve, dhe më pas iu sqarova se personi nuk më ishte identifikuar.

Unë më pas kam lajmëruar dhe avokatin tim, pas disa telefonatash me shefat e tyre, ata vendosën që të mos më shoqëronin. Punonjësi i gardës nuk më tregoi asnjë ligj, duke thënë se kërpudha ishte një objekt i rëndësisë së veçantë.

Në atë zonë ka mijëra njerëz që bëjnë foto, dhe nuk ka pse të jetë e ndaluar për mua’, u shpreh Disha në studion e FaxNews.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco