VIDEO/ Protestuesit e Unazës së Re para zyrave të Veliajt: Dy duar për një kokë

VIDEO/ Protestuesit e Unazës së Re para zyrave të Veliajt: Dy duar për një kokë

10:18, 12/11/2018
A+ Aa A-

Qytetarët e Unazës së Re që u shemben shtëpitë dhe banesat janë mbledhur para bashkisë së Tiranës për të protestuar sot, përpara zyrës së kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ata kanë shpalosur një parullë të madhe ku shkruhet “Fuqia e njerëzve, më e madhe se njerëzit në fuqi” krahas të tjerave si: “Dy duar për një kokë”, “Kryeministër ku je fshehur”.

Tek hyrja e bashkisë ata janë ndalur nga Policia, ndaj së cilës kanë shfryrë jo vetëm për ndalimin që po u bën në instutucion, por edhe për incidentin që që u ndodhi të shtunën dhe ku Policia nuk ishte e pranishme.

Njeri prej tyre iu drejtua efektivit, që u kërkoi të iknin e të mos bëheshin problem.

“Ne nuk jemi vandalë. Edhe kjo që kërkoni ju është provokim. Provokim është. Edhe Policia që e paguajmë ne me taksat tona, nuk vjen të mbajë qetësinë. Kemi dhjetë ditë që protestojmë dhe Policia nuk vjen aty që të mos lejojë të përballem me atë shoferin, të ruajë qetësinë. Se dhe ai tjetri ka arsye, e kuptojmë."

“Ti je vëllai im, s’ke faj. Edhe ti me një dhomë e kuzhinë je”

“Për shtëpinë time unë nuk dua leje të protestoj, ta mbroj”, tha një grua.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

seli 12/11/2018 15:28

Si nuk e kuptoni qe jeni te pa fuqishem ndaj miiliardereve qeveritare socialiste !? Nuk keni cfar ti beni por merni thaset me miell dhe votoni partine socialiste ish e punes ish komuniste ! Keni mbetur si peshku pa uje ! Shkoni te varri i enverit tuaj se kushedi ju ndihmon ! KENI QEVERINE QE KENI ZGJEDHUR DHE QE E MERITONI !

Shto koment

Denonco