Meta në Francë, takime me presidentët e Kroacisë dhe Malit të Zi

Meta në Francë, takime me presidentët e Kroacisë dhe Malit të Zi

09:21, 12/11/2018
A+ Aa A-

President i Shqipërisë Ilir Meta, në vijim të vizitës së tij në Francë, ka zhvilluar një takim me Presidenten e Kroacisë Kiraroviç dhe Presidentin malazez Gjukanoviç.

Zoti Meta e ka cilësuar takimin si shumë të përzemërt dhe ka evidentuar vizionin e përbashkët të Shqipërisë, Kroacisë dhe Malit të Zi për të ardhmen euroatlantike.

Ja postimi i plotë i Prsedentit Meta rreth këtij takimi  

Si gjithmonë një takim i përzemërt: Tre vende shumë mike, marrëdhënie të shkëlqyera, me vizion të përbashkët për të ardhmen, të vendosura në qëllimet e tyre euroatlantike dhe rajonale. Faleminderit Presidente Kolinda Grabar-Kitarovic dhe President Milo Gjukanovi?.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta po merr pjesë, me ftesë të Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron në përkujtimin festiv të 100-vjetorit të Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore.

Në nisje të këtij aktiviteti zyrtar, ku ishin të pranishëm edhe Presidenti i SHBA, Donald Trump, Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres e liderë të tjerë botërorë, Presidenti Meta u prit në një ceremoni shtetërore në Pallatin Élysée nga homologu i tij francez Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë Brigitte Macron.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco