Kosovë, Hoxhaj: Nëse BE nuk liberalizon vizat, do ta kushtëzojmë dialogun me Serbinë!

Kosovë, Hoxhaj: Nëse BE nuk liberalizon vizat, do ta kushtëzojmë dialogun me Serbinë!

08:59, 12/11/2018
A+ Aa A-

Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Kosova duhet ta kushtëzojë dialogun me Serbinë, nëse nuk liberalizohen sa më parë vizat për qytetarët e Kosovës. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Hoxhaj ka thënë se "Kam menduar që do të ndodhë një lloj politike e kushtëzimit, jo një lloj tërheqje. Në deklaratat e mia asnjëherë nuk ka pasur formulime për tërheqje, por nëse Bashkimi Evropian nuk është në gjendje që t’i përmbushë premtimet në raport me liberalizimin e vizave dhe ne i kemi përmbushur të gjitha kriteret, nga kriteri i parë deri në kriterin e 95-të, dhe tani i mbetet BE-së, që të marrë vendim sa i takon mundësisë së lëvizjes së lirë në vitin 2019. Atëherë pse do të duhej t’i besojmë BE-së që BE-ja do të ketë instrumente që ta bindë Serbinë që ta njohë Kosovën. Duhet të jemi realist në një qasje të tillë.

Nëse Beogradi a do të tërhiqet nga dialogu apo jo është çështje e tyre. Ne do ta marrim pjesë në dialog. I besojmë dialogut. Por, vendosja e taksës është diçka tjetër. Nëse Serbia bën agresion politik mbi Kosovën, siç ka ndodhur në vitin 2017 dhe në vitin 2018, është e natyrshme në sjelljen politike të shteteve që ne të vendosim masa ekonomike dhe përmes masave ekonomike, ta dëmtojmë tregun serb. Nëse Serbia bën tregti me Kosovën rreth 400 milionë euro në vit dhe ky buxhet përdoret për të tërhequr njohje, ky buxhet të përdorët për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare, ky buxhet përdoret për ta goditur imazhin e Kosovës dhe sovranitetin e Kosovës, është një sjellje normale që vendet të marrin veprime të tilla."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco