Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Mediu: Për Ramën as Shqiponja nuk ka vlerë, prandaj shkatërron

Mediu: Për Ramën as Shqiponja nuk ka vlerë, prandaj shkatërron

15:16, 11/11/2018
A+ Aa A-

Të tjera reagime kanë ardhur pas deklaratës  së Edi Ramës që sot ka përdhosur simbolin e shqiptrarëve, Shqiponjën.

Pas ish-kryeministrit Sali Berisha, kreut të PD-së Lulzim Basha, ka reaguar edhe kreu i PR-së, Fatmir Mediu.

Sipas tij, për Edi Ramën institucionet nuk kanë vlerë, por tani as simbolet nuk kanë vlera dhe i shkatërron sepse nuk i pëlqejnë atij.

Reagimi i plotë i Fatmir Mediut:

Të dashur miq:

Marrëzia e Ramës nuk njeh kufi.

Kushtetuta, ligji, institucionet për të nuk kanë asnjë vlerë. Mjafton vetëm ai dhe mendja e tij.

A do të fshij çdo gjë nga historia dhe kultura e Shqipërisë, cdo gjë që nuk i pëlqen apo që e kanë bërë të tjerë para tij.

Paranoja e tij nuk shkon vetëm në mohim dhe mashtrim, por dhe shkatërrim.

Si mundet një kryeministër të mos vlerësojë një xhest fisnik prej patriotesh të Lazim Destanit dhe familjes Destani me rastin e 100 vjetorit të pavaresisë të cilët i dhuruan Tiranës Shqiponjën, simbolin kombëtar në hyrje të Tiranës.

Kjo sjellje dhe përdhosje e Ramës me krahasime banale për të justifikuar çmendurinë e tij, është e turpshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gramoz11/11/2018 15:23

O mos u merzisni se nuk do e lej venin bosh, aty do vendosi pjeshken e lindes dhe zogun e ajoles se lali fisqirit.

Shto koment

Denonco