'Narko nënkomisari që vetëshpallet Komisar!'

'Narko nënkomisari që vetëshpallet Komisar!'

15:42, 10/11/2018
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha s’e ka kursyer ironinë për çudirat që ndodhin në Policinë e Shtetit. E fundit ka ndodhur në Cerrik, ku nënkomisari ka graduar veten dhe kërkon me rreptësi ta thërrasin “Komisar”! Veç kësaj, zbulohet edhe një akt korrupsioni.

Berisha ka komentuar mbi denoncimin e një qytetari me fjalët:  “Ai thotë: “Kur zëvendësministri im shpallet ministër, ene unë do shpallem një gradë më lart!” Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital,” ka ftuar ai duke e publikuar më poshtë:

Të përshëndes doktor dhe të uroj jetën e gjatë!

Në komisariatin e Policisë në Cerrik ndodh çudia: shefi i këtij komisariati abuzon me gradën e Policisë që mban.

Ai ka gradën e nënkomisarit, por tani në supe mban gradën e komisarit. Në takime, mbledhje këtë javë ai paraqitet me gradën që nuk e ka. Kjo është vepër penale: përvetësimi i titujve e gradave të pamerituara. Por ai mbrohet kudo duke thënë: “Përderisa Kryeministri im shpalli zëvendësministrin, ministër, edhe unë sipas meritave! Plasni ju sa të doni, por sot e tutje mund të quhem komisar dhe ju do të më njihni vetëm si komisar.

Ky i ashtuquajturi Shef e ka rritur shumë çmimin e ndërtimeve pa leje. E ka bërë 2000 euro kati, ndërtime pa leje në bashkinë Cerrik e Belsh me lejen e Nyseret Hasanbelliut.

Turpi i Policisë së Shtetit!

Nuk kemi ku të denoncojmë, pasi asgjë nuk merret e mirëqënë!

Respekte nga Cerriku dhe mbetemi anonim, pasi kjo lloje klike bën çdo gjë. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco