A po e anashkalojnë ndërkombëtarët, kryeministrin Rama?

A po e anashkalojnë ndërkombëtarët, kryeministrin Rama?

15:21, 10/11/2018
A+ Aa A-

Ndërkohë që brenda vendit një lukuni e tërë politike-mediatike e Rilindjes e urdhëruar direkt nga Edi Rama, po përpiqen me çdo mënyrë të portretizojnë presidentin e vendit si përfaqësues i  një posti “honorifik”, “ceremonial “apo “noterial”, Ilir Meta, brenda një harku kohe të shkurtër  ka takuar dy presidentë të rëndësishëm dhe sot pritet nga nr.2 i Bashkimit Europian, Emanuel Macron.

Pas ftesës së presidentit të Francës, më herët presidenti Ilir Meta kishte qenë në evenimente dhe takime kokë më kokë të rëndësishme me presidentin e Italisë dhe atë të Turqisë.

Logjika e “honorifizmit” që përdorin ushtarët mediatik të Ramës, mund të qëndrojë deri diku për kreun e shtetit italian. Por Macron dhe Erdogan janë ekzekutivë dhe madje të fortë.

Në të dy evenimentet (Në Turqi dhe Francë) ku nga Shqipëria është ftuar vetëm presidenti “ceremonial”, Ilir Meta, sheh që marrin pjesë presidentë ekzekutivë dhe nga vende të tjera kryeministra.

Që nga koha që kancelaria e Gjermanisë Merkel, e zhgënjyer zbuloi se kishte të bënte me një batutaxhi që vetëm për vendin që drejtonte nuk mendonte, Edi Ramës, i janë mbyllur dyer jo vetëm në kancelaritë kryesore të botës, por edhe në rajon.

Këto vende janë përpjekur që të mos “e penalizojnë” Shqipërinë për evenimente të mëdha ku marrin pjesë shumica e udhëheqësve kryesorë të botës, por në heshtje kanë shmangur kryeministrin e vendit tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco