VIDEO/ Deputeti i PD publikon momentin kur Policia merr protestuesin: Të lirohet urgjentisht!

VIDEO/ Deputeti i PD publikon momentin kur Policia merr protestuesin: Të lirohet urgjentisht!

14:58, 10/11/2018
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Klevis Balliu ka reaguar ndaj shoqërimit në Polici të protestuesve që bllokuan sot Unazën e Re, duke kërkuar kompensimin e plotë të pronave të tyre, që do t’u shemben nga qeveria. Balliu ka publikuar videon e shoqërimit nga Policia të njerit prej tyre për në komisariatin nr.6.

“Policia që i shërben interesave klienteliste prangos qytetarët që protestojnë tek njësia 6 - është shprehur Balliu. - Dorian Protoduari është arrestuar nga kjo Polici bandite, e cila po u bën presion direkt qytetarëve. I bëj thirrje Policisë që ta lirojë urgjentisht ose do të ketë përgjegjësi të madhe.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco