'Bularati', Shqipëria shpall 'Non grata', eurodeputeten qipriote Eleni Theoharos

'Bularati', Shqipëria shpall 'Non grata', eurodeputeten qipriote Eleni Theoharos

14:26, 10/11/2018
A+ Aa A-

Shqipëria ka shpallur "Person të Padëshirueshëm", eurodeputen qipriote Eleni Theoharos, e cila mori pjesë në manifestimin me thirrje ekstremiste në Bularat të Gjirokastrës,  ditën e ceremonisë së varrimit të minoritarit Konstandinos Kaçifa.

Lajmi u bë i ditur në një konferencë të jashtëzakonshme nga Zëdhënësi i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.

Deklarata e plotë:

"Shfaqja e orkestruar si një provokim agresiv në Bularat, e cila e ktheu një ceremoni mortore në një manifestim sfidues ndaj rendit dhe sigurisë , qetësisë publike në Shqipëri,  me thirrje ekstremiste, nxitje të urrejtjes dhe thirrje të përçarjes midis qytetarëve me kombësi shqiptare dhe greke, ishte e papranueshme për shtetin dhe shoqërinë shqiptare.

Në mbrojtje të rendit kushtetues, sigurisë kombëtare, qetësisë publike dhe pacenueshmërisë të asnjë lloj forme të tërësisë territoriale të Shqipërisë, autoritete shqiptare janë mbështetur në mekanizma tërësisht ligjorë në adresimin e problematikave.

Në bashkëveprim institucional dhe pas vlerësimit të kryer nga institucionet e specializuara, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme i propozoi Ministrisë së Brendshme shpalljen “Non grata” , pra, Person të Padëshirueshëm në Shqipëri, të eurodeputetes qipriote Eleni Theoharos.

Ministria e Brendshme referuar statusit politiko-diplomatik dhe angazhimit te saj ne Parlamentin Evropian, pas vleresimit dhe ne mbeshtetje te propozimit te MEPJ, gjykuar ne materialet referuese te administruara nga Ministria e Brendshme vendosi te miratoje kerkesen e MEPJ.

Ky vendim vjen si reagim i detyruar kushtetues e ligjor i institucioneve te Republikes se Shqiperise, ndaj shfaqjeve te perseritura ekstremiste te eurodeputetes Eleni Theocharous.

Prononcimet e saj që nxisin urrejtjen, cenimin e rendit kushtetues të vendit tonë, ngritjen e pretendimeve territoriale ndaj Republikës së Shqipërisë, nuk mund dhe nuk do të mund të bëhen më në tokën shqiptare.

Mbështetur ne procedurat diplomatike dhe konsullore, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqiperise do te percjelle nepermjet kanaleve diplomatike vendimin per te ndaluar hyrjen e metejshme ne Shqiperi te Eleni Theocharous.

Qeveria e Republikes se Shqiperise eshte e vendosur per te kontribuar vijimesisht per stabilitetin rajonal, per te bashkepunuar ngushtesisht me fqinjet e partneret nderkombetar, por eshte po ashtu e vendosur te mos tolerohe, per asnje arsye shfaqje sfiduese ndaj rendit kushtetues, thirrje cenuese per teresine teritoriale dhe akte demtuese te harmonise mes qytetareve te Republikes se Shqiperise.

Greqia mike e populli i saj jane nje aset shume i vyer ne kapitalin e miqesive tradicionale te Shqiperise e te popullit shqiptar. Elemente apo grupe ekstremiste qe ne greqisht apo edhe ne shqip, flasin nje gjuhe te perbashket urrjetjeje e perçarjeje, e cila nuk ka lidhje me gjuhen europiane qe bashkon popujt e shtetet tona, s’do te kene asnje shans te minojne rrugen tone te perbashket te paqes e te bashkepunimit strategjik ne funksion te se ardhmes qe meritojne femijet e sotem te Shqiperise e te Greqise.

EURODEPUTETJA ELENI THEOHARUS NE BULARAT, GJIROKASTER

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    tironci10/11/2018 14:43

    Ja kan bo mire jo vetem ksaj palaco femer po cdokush qe ngrente parrulla kunder nesh parrula me sopata e me zorre jashte sikterr nga veni jone. Le te lehin atje ne Greqi se na bojn nder se na majne gjalle Camerine tone.

    Shto koment

    Denonco