Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Konventa e Republikanëve, çfarë solli? I ftuar: Enri Ceno

Vasili: Përballja në shesh me qeverinë është e pashmangshme dhe e vetmja rrugë

Vasili: Përballja në shesh me qeverinë është e pashmangshme dhe e vetmja rrugë

11:30, 10/11/2018
A+ Aa A-

Kreu i Grupit të LSI, Petrit Vasili, ka reaguar sot lidhur me borxhin e madh publik të vendit, të fshehur nga qeveria, që rrezikon një katastrofë financiare për vendin. Ai e ka konsideruar Prokurorinë se po konsumon një krim së bashku me qeverinë përderi nuk po e heton këtë fshehje.

“Jemi në këtë komunikim shumë të rëndësishëm së bashku për një problem kritik për të sotmen dhe të ardhmen e vendit dhe që lidhet në rradhë të parë dhe mbi të gjitha me ekonominë,-  tha Vasili. - Një ekonomi, e cila po shkon drejt një rrënimi dhe po rrëshqet në një drejtim krejtësisht të rrezikshëm, në një greminë të vërtet financiare për shkak të një qeverie, e cila ka vendosur një strategji të qartë për të rrënuar ekonomikisht vendin dhe për të pasuruar veten e saj.

Shifrat janë të qarta, janë në tavolinë, janë evidente, janë kritike dhe kanë të bëjnë me borxhin publik shqiptar. Do të thotë në ç’greminë borxhesh futet ekonomia shqiptare për shkak të një qeverie të kriminalizuar dhe të bërë njësh me interesat më të errëta dhe për këto interesa dhe në funksion të këtyre interesave, ajo nuk mund të ndalet asnjë ditë duke e thelluar këtë situatë në mënyrë kritike. Borxhi publik i deklaruar sipas saj shkon 70%, ndonëse do ta shtjellojmë më pas, është edhe më i lartë se kaq, ndërsa borxhi publik i verifikuar dhe i konstatuar nga një organ kushtetues siç është Kontrolli i Lartë i Shtetit është 72%.

Vetëm për këtë çështje dhe vetëm për këtë moment, shqiptarët duhet të dinë që janë përpara një katastrofe ekonomike financiare të pashembullt. Dhe prokuroria shqiptare është në pozicionin e saj më të vështirë dhe më kritik, pasi ajo megjithëse është paralajmëruar publikisht, më shumë se njëherë për këtë çështje ka mbyllur sytë, ka mbyllur veshët dhe po bashkëkonsumon një krim të vërtet shtetëror. Pasi një organ kushtetues raporton për shifra borxhi, të cilat qeveria i fsheh, këtu jemi përpara një krimi ekonomik me përmasa të frikshme, e cila nuk godet një individ të vetëm apo disa individë, por godet gjithë Shqipërinë.

Asnjë veprim nuk ka ndodhur nga Prokuroria Shqiptare, ndërkohë që ajo duhet të vihej në alarm, përpara çdo çështje tjetër duhet të shqyrtonte këtë çështje, të nxirrte fajin, fajtorët, përgjegjësit dhe me veprimet e saj të ndihmonte në ndaljen së paku të katastrofës financiare që po projektohet,  dhe nuk kemi pra asnjë veprim të tillë. Por më tej ç’ndodh?

E vërteta është që Fondi Monetar Ndërkombëtar ka deklaruar publikisht që borxhet për shkak të koncesioneve të frikshme dhe të paketës 1 miliardë euro, e cila realisht ka shkuar në masën 2 miliardë, do ta thellojë së paku me 7 apo 8% borxhin, i cili nga 64-65% që qeveria pretendon ta çojë, do të shkojë deri në masën 80%. Që do të thotë një gjunjëzim i plotë dhe një kolaps ekonomik i papërballueshëm për ekonominë shqiptare, dhe aq më keq një borxh, një katastrofë, e cila rrezikon ekonominë shqiptare për dekada të tëra me rradhë për shkak të pasojave të parikuperueshme që ajo krijon.

Dita për tu përballur drejtpërsëdrejt me këtë katastrofë është sot. Shqipëria sot ndodhet për shkak të një qeverie piramidë, përpara një piramide financiare të përmasave të frikshme, ndërkohë që organet e drejtësisë shqiptare të cilat duhet të ishin ato në krye të hetimit, që të kryejnë në emër të popullit këtë hetim të thelluar dhe nxjerrjen e këtyre puçistëve ekonomiko-politikë përpara drejtësisë, nuk mbetet asgjë tjetër dhe është e vetmja mënyrë zgjidhje që populli vetë të përballet në shesh të hapur, ballazi, në të drejtën e tij, në të drejtën e mbrojtjes së interesave të veta ekonomike, të interesave të veta shoqërore, të cilat janë të kërcënuar përpara një grupi aventurierësh kriminelë, të cilët kanë planifikuar që të mbushin torbat e tyre me para, të largohen nga vendi në momentin e katastrofës dhe rrënimin dhe mjerimin ekonomik t’ja u lënë shqiptarëve mbi kurriz, për ta vuajtur me dekada e dekada të tëra ata dhe fëmijët e tyre.

Ndaj sot është e qartë që koha dhe momenti i përballjes së madhe afroi, është te pragu i derës, është i pashmangshëm dhe sigurisht opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas në këtë drejtim, pasi është mision kombëtar për të mbrojtur të tashmen dhe të ardhmen e vendit dhe për ta çliruar këtë nga uzurpatorët e pangopur, të cilët e kanë shndërruar shtetin dhe pushtetin në një gosti bishash për të shqyer edhe copën e fundit.

Momenti është i tillë kritik, prandaj dhe qëndrimi është dhe do të përvijojë të jetë radikalisht shumë më i fortë se sa kaq në ditët dhe në javët që vijnë." theksoi Vasili. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco