Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore

08:24, 10/11/2018
A+ Aa A-

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri dhe me gjerë? Ja lajmet kryesore të ditës

 

Shembjet tek Unaza e Re, Basha: Tronditëse! Rama-Veliaj e nisën me Teatrin, përfunduan tek pragjet e shtëpive!

Kryetari i opozitës Lulzim Basha dha një deklaratë pas takimit që pati me banorët e Unazës së Re që do t'u shemben shtëpitë nga qeveria."E kemi paralajmëruar sa e rrezikshme është kjo aferë. Ajo që nisi me Teatrin Kombëtar, do të përfundojë në pragjet e shtëpisë. Ja ku është ajo që kemi paralajmëruar", tha Basha.

Për më shumë           

https://www.syri.net/politike/208613/shembjet-tek-unaza-e-re-basha-tronditese-rama-veliaj-e-nisen-me-teatrin-perfunduan-tek-pragjet-e-shtepive/

 

Drithërima e 12-vjeçarit tek Unaza e Re: Zoti Rama po na prish shtëpinë, mamin e babin i çuan në komisariat!

Kryetari i PD, Lulzim Basha, sot, pas takimit me banorët që protestojnë kundër shembjes së banesave tek Unaza e Re në Tiranë, ia ka dhënë fjalën një fëmije për të rrëfyer dramën më të madhe të atyre dymijë banorëve që preken nga shembja e 317 godinave.

Për më shumë           

https://www.syri.net/politike/208620/dritherima-e-12-vjecarit-tek-unaza-e-re-zoti-rama-po-na-prish-shtepine-mamin-e-babin-i-cuan-ne-komisariat/

 

Manjani, Ramës: Ma shpife me leshin e hundës, nuk të shikoja dot

Ish Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas publikimit të një videoje të kreut të qeverisë ku ai reagonte për zhvillimet e fundit.

Për më shumë           

https://www.syri.net/politike/208566/manjani-rames-ma-shpife-me-leshin-e-hundes-nuk-te-shikoja-dot/

 

Berisha: Provokuesit nuk duhet të dilnin nga Shqipëria, pa u përballur me ...

Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë ekskluzive për ABC News vlerëson se personat e përfshirë në thirrje antikushtetuese në Bularat nuk duhet të ishin lejuar të largoheshin nga Shqipëria.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/208683/berisha-provokuesit-nuk-duhet-te-dilnin-nga-shqiperia-pa-u-perballur-me/

                                    

VIDEO/ Berisha: Presidenti nuk është kukull siç do ta shikojë Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme në lidhje me vendimin e Presidenti Ilir Meta për mos dekretimin e Sandër Lleshit si Ministër të Brendshëm.

Duke folur për ABCnews, ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se, Presidenti është avokati i interesave të shtetit dhe i Kushtetutës.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/208718/video-berisha-presidenti-nuk-eshte-kukull-sic-do-ta-shikoje-rama/

 

Dekretimi i Lleshit, Meta replikon me Ramën: Amatorët të lexojnë Kushtetutën!

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar sot ndaj sulmit të kryeministrit Edi Rama në Kuvend, sipas të cilit, Presidenti nuk kishte asnjë të drejtë me Kushtetutë dhe nuk kishte dhënë asnjë argument ligjor bindës për të mos e dekretuar Sandër Lleshin, Ministër të Brendshëm.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/208568/dekretimi-i-lleshit-meta-replikon-me-ramen-amatoret-te-lexojne-kushtetuten/

 

FOTO/ Arta Marku i shkarkoi, prokurorët Gashi - Gina fitojnë gjyqin për t’u rikthyer në detyrë

Pas një beteje mediatike por edhe ligjore me prokuroren e Përgjithëshme të Perkohëshme Arta Marku dy prokurorët e shkarkuar do të rikthen në punë.

Për më shumë

https://www.syri.net/kronike/208553/foto-arta-marku-i-shkarkoi-prokuroret-gashi-gina-fitojne-gjyqin-per-tu-rikthyer-ne-detyre/

 

VIDEO/ Dalin pamjet e vendit ku u vra ish-kryekomunari në Selenicë

Sot është vrarë me armë gjahu, kryetari i Njësisë Administrative të fshatit Kotë në Selenicë, Fatmir Hodo.               

Për më shumë

https://www.syri.net/kronike/208645/video-dalin-pamjet-e-vendit-ku-u-vra-ish-kryekomunari-ne-selenice/

 

‘Oliver Ivanoviçi u vra me urdhër të Beogradit, ja njeriu më i afërt që e tradhtoi’

Vrasja e Oliver Ivanoviç-it ka tërhequr vëmendjen e opinionit botëror dhe ndërkombëtar.

Një vit pas vrasjes, emisioni “Udhëve” i RTK-së, ka siguruar informacione në të cilat thuhet se në bazë të hulumtimit të dëshmitarëve, urdhri për eliminimin e Oliver Ivanoviçit është dhënë në Beograd. Konkretisht i gjithë plani për eliminimin e ish-liderit serb të veriut është organizuar nga shërbimet sekrete serbe, përkatësisht shefit të BIA-s.

Për më shumë

https://www.syri.net/kosova/208752/oliver-ivanovici-u-vra-me-urdher-te-beogradit-ja-njeriu-me-i-afert-qe-e-tradhtoi/

 

Hiqet azili për refugjatët e paligjshëm, ja rregulli i ri

Refugjatëte paligjshëm që hyjnë përmes kufirit jugor të SHBA nuk do të kenë të drejtën për azil nën një rregull të ri, ka thënë administrata Trump.

Për më shumë           

https://www.syri.net/bote/208523/hiqet-azili-per-refugjatet-e-paligjshem-ja-rregulli-i-ri/

 

VIDEO-ja po bën ‘namin’ me 1 milion klikime, ajo që i ndodhi luftëtarit është e frikshme!

Mund të konsiderohet si një ndër lëvizjet më të vështira por pa dyshim më të bukura në sportin e “Kickboxing-it”.

Për më shumë

https://www.syri.net/sport/208704/video-ja-po-ben-namin-me-1-milion-klikime-ajo-qe-i-ndodhi-luftetarit-eshte-e-frikshme/

                                    

                                    

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco