‘Lleshi’, ambasadorja franceze: Urgjente ringritja e Kushtetueses

‘Lleshi’, ambasadorja franceze: Urgjente ringritja e Kushtetueses

22:29, 09/11/2018
A+ Aa A-

Mos dekretimi i Sandër Lleshit dhe mungesa e Gjykatës Kushtetuese kanë qenë në qendër të një prononcimi për mediat të dhënë nga ambasadorja franceze në Tiranë, Christina Vasak.

Duke folur për gazetarët në Korçë, Vasak është shprehur se çështja e mos dekretimit të Sandër Lleshit duhet të zgjidhet nga Ilir Meta e Edi Rama.

‘Unë mund të reagoj si juriste, por nuk më takon mua dhe kolegëve të mi të reagojmë për këtë situatë.

Mendoj që si kryeministri ashtu edhe presidenti janë persona me eksperiencë në politikë që kanë shkëmbime permanente mes tyre dhe që e dinë shumë mirë se çfarë duhet të ndodhë’, është shprehur Vasak.

Por ambasadorja e Francës është pyetur edhe për mungesën e Gjykatë Kushtetuese.

Gazetarët e kanë pyetur ambasadoren nëse kjo po krijon vakum që ata të luajnë ‘shah’ mes tyre.

‘Ju e drejtoni gishtin në një problematik të vërtetë, por do duhet që si çdo vend tjetër edhe Shqipëria të ketë Gjykatën Kushtetuese.

Është e nevojshme si në këndvështrimin e politikës së brendshme ashtu edhe për politikën e jashtme.

Edhe këtu duhet të kemi besim tek autoritetet kompetente që të gjejnë një zgjidhje sepse vërtet është urgjente’, është shprehur ambasadorja Christina Vasak për gazetarët në Korçës.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco