Lajmi i fundit

DETAJE – EMRAT/ Atentati më armë në Memaliaj, ja kush qëlloi ndaj avokatit

Dje, Edi Rama erdhi fshehtas në Shkodër!

Dje, Edi Rama erdhi fshehtas në Shkodër!

14:21, 09/11/2018
A+ Aa A-

Nga Izmira Ulqinaku.

Dje, Edi Rama erdhi fshehtas në Shkodër! Tani përveç se ka frikë nga Partia Demokratike në Shkodër dhe qytetarët, shpreh qartë frikën që ka ndaj strukturave të PS këtu. Nuk lajmëroi asnjëri që do vinte, sepse e di fort mirë reagimin antikomunist të shkodranëve, qofshin edhe socialistë. 

Erdhi dhe u ndal në super investimin imagjinar dhe famoz të rrugës së Muriqanit. Investim ku vjedhja s'ka të ndalur. Për të gjithë shqiptarët të cilët nuk kanë kaluar së fundmi në këtë rrugë dua t'i kujtoj disa fakte: 

Rruga e Muriqanit përshkon këto fshatra: Zues, Oblikë, Xhakaj, Dodej.  Segmenteve të kësaj rruge në këto fshatra i mungon trotuari. Në të gjithë aksin rruga është e gjerë 6m dhe mungojnë xhepat anësore. Nuk është e vertetë kur thotë rindërtim i rrugës apo rehabilitim i shtresave, është vënë thjeshtë një shtresë asfalti..

Eshtë e vërtetë që ka trafik të rënduar, sidomos gjatë sezonit turistik, por nuk është zgjidhur, pasi aty kalojnë edhe makina të tonazhit të rëndë apo autobus. 

Përsa i perket rrugës së Tamarës, nuk ka filluar asnjë lloj investimi atje.

Rruga Melgushë-Mjedë, ku thotë që është bërë investimi 500 mijë Euro, aty nuk ka investim as 10 mijë euro pasi fondet janë vjedhur nga qeveritarët përkatës për llogari të Edi Ramës. Prandaj ka frikë përballjen me çdo shkodran, sepse s'ka bërë asgjë për Shkodrën".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Niko09/11/2018 15:44

Po si ka mundesi me shtru me asfalt rrugen e muriqanit Geci ,heren e pare 2K Koco.Duke Pase Firmen ma te mire ne Shqiperi per ndertim rrugesh ne Shkoder Albtiefbau me Fabriken e asfaltit 3.5 milion euro Deutsche si Gradacele 36m e Larte

Shto koment

Denonco