Drithërima e 12-vjeçarit tek Unaza e Re: Zoti Rama po na prish shtëpinë, mamin e babin i çuan në komisariat!

Drithërima e 12-vjeçarit tek Unaza e Re: Zoti Rama po na prish shtëpinë, mamin e babin i çuan në komisariat!

13:59, 09/11/2018
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Lulzim Basha, sot, pas takimit me banorët që protestojnë kundër shembjes së banesave tek Unaza e Re në Tiranë, ia ka dhënë fjalën një fëmije për të rrëfyer dramën më të madhe të atyre dymijë banorëve që preken nga shembja e 317 godinave.

"E kam ndjekur këtë çështje që prej minutës së parë... Gjatë vizitës jashtë, përmes rrjeteve zyrtare dhe deputetëve e këshilltarëve bashkiakë që kanë qënë pranë banorëve. Jam ndier i tronditur, i shokuar nga ajo që kam parë dhe lexuar po jo sa sot kur u ballafaqova me  dramën e këtyre familjeve, që do të kërkoja ta mësoni nga cilido, por sidomos nga Klevisi 12-vjeçar, që është kthyer në një zëdhënës spontan i kësaj drame të mijëra shqiptarëve që po persekutohen dhe vihen në një presion të tmerrshëm psikologjik për shkatërrimin e banesave të tyre."

Djaloshi i vogël e prezantoi vetë veten e tij para mediave, bërë i njohur megjithatë gjatë këtyre ditëve:

"Unë jam Klevis Hysko, jam këngëtar... Më falni, se më dridhet shpirti kur flas... Kur hyra një ditë në shtëpi, i gjeta të gjithë në mërzitur. E pyeta mamin dhe babin: "O mami, çfarë keni?"

“Mor të keqen mami, se çfarë dëgjuam në televizor. Ka nxjerrë një ligj zoti Edi Rama, që nuk dua t’ia përmend emrin, se më ka hequr trurin ai person, që do të prishen shtëpitë dhe njerëzit do t’i nxjerrin në rrugë të madhe."

Jo vetëm u tromaksën prindërit, por u tromaksa dhe unë. Në shtëpi, në shkollë, vetëm qaj dhe më pyet mësuesja: "O Klevis, po ç’ke?!"

“Ja, ka nxjerrë një ligj zoti Edi Rama dhe duan të na prishin shtëpitë!”.

Kam një javë që jo vetëm s’i zë gjumi prindërit e mi, po edhe unë!  Unë vetëm qaj. Ne kemi tre shtëpi, shtëpinë e gjyshërve, timen dhe të dajove. Një ditë erdha në shtëpi dhe nuk i gjeta: "O nëno, po ku janë mami e babi?!"

"I ka marrë komisariati numër 6!"

Kishin marrë kushurirën, mamin, babin, gjithë fisin tim e kishin marrë në komisariatin nr.6. Kishte dy-orë që i kishin marrë dhe unë u tromaksa. Këtë po ë përjeton gjithë njerëzia këtu, edhe fëmijët. Kjo është një dramë që po e përjetojmë të gjithë.

U bëj thirrje njërëzve të mos ndalen, protestat të mos ndalen, se ndryshe e kemi të humbur! Falemnderit kryetarit të opozitës që na u gjend pranë! Poshtë oligarkët, poshtë banditët!” përfundoi fëmija.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Emigranti10/11/2018 23:06

O zemer shkerdhat o pleher po pse jeni kaq te poshter po tu shembete shtepia ty ishalla qelbesire qe kenaqeni nga fatkeqsit e tjetrit pleher

O vk rilindas10/11/2018 19:54

O plehre o ndyresire o pucer me qelb qe qe po qelbni nji vend te tere o maskarenj hajdute kriminele o funderrina te qenies njerezore. Bythlepires legene i bofshit leket qe vidhni ilace e droge per vete e per pjellen tuaj qe te shuheni me soj e sorrollop.

Andi10/11/2018 10:18

Te keqen xhaxhi, mami dhe babi kur zbriten nga mali mos ndertonin shtepi ku t’ja u hante syri por te punonin dhe te merrnin nje apartament modest si te gjithe njerzit me minimumin e arsyetimit sepse ne te kundert te vjen shteti te ben autostrad ne mes te shtepise. Kshu xhani i xhaxhit ti meso ne shkolle qe te kuptosh ligjet e shtetit qe tja u mesosh edhe prinderve te tu...

vk09/11/2018 16:18

Kendoji Bashes se ben vaki nuk ta prish shtepine

Shto koment

Denonco