Shembjet tek Unaza e Re, Basha: Tronditëse! Rama-Veliaj e nisën me Teatrin, përfunduan tek pragjet e shtëpive!

Shembjet tek Unaza e Re, Basha: Tronditëse! Rama-Veliaj e nisën me Teatrin, përfunduan tek pragjet e shtëpive!

13:31, 09/11/2018
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës Lulzim Basha dha një deklaratë pas takimit që pati me banorët e Unazës së Re që do t'u shemben shtëpitë nga qeveria."E kemi paralajmëruar sa e rrezikshme është kjo aferë. Ajo që nisi me Teatrin Kombëtar, do të përfundojë në pragjet e shtëpisë. Ja ku është ajo që kemi paralajmëruar", tha Basha.

Pasi ia dha fjalën një fëmije në ankth për familjen e tij dhe të ardhmen, kreu i opozitës tha:

"Të jeni të sigurtë se ajo që kam dëgjuar brenda (në takim) është edhe më tronditëse se ajo që panë shqiptarët. Ka një detaj pak ndryshe nga ç'tha Klevisi: nuk ka ligj për shembjen e këtyre shtëpive, por u kanë çuar një njoftim dhe u kanë vënë kryqin me bojë tek dera.

Nuk ka asnjë njoftim që këtyre familjeve t’u jepet kohë , të gjithë janë në gjendje terrori psikologjik: "Ikni se do t’u shembim shtëpitë!"

Kjo është gjendja ku ka rënë shteti shqiptar, ku asgjë nuk respektohet. Pse? Se Rama dhe Veliaj kanë një projekt që të pastrojnë paratë e drogës dhe të ndërtojnë shumëkatëshe në këtë zonë.

Duan t’i largojnë këta njerëz pa u dhënë asgjë dëmshpërblim për të pasuruar një grusht loligarkësh. E kam paralajmëruar sa e rrezikshme është kjo aferë. Ajo që nisi me Teatrin Kombëtar, do të përfundojë në pragjet e shtëpisë. Ja ku është ajo që kemi paralajmëruar.

Mbështesni me protestën tuaj të drejtën e këtyre familjarëve. Mbroni veten tuaj kundër kësaj të keqeje që po ndodh këtu!".

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gramoz09/11/2018 18:10

Me e pakta aty behen rreth 500 veta qe mund te perdorin armen, eshte e drejte legjitime per te mbrojtur pronen dhe familjen. Mos prisni tju vij rruspa por me te pare policine e hashashit ju lind e drejta per tu pergjigjur me zjarr. Nje Dane kishte Berati, ne kohen e enver dylberit i shkuan policet ti shembnin shtepine, me nje pushke te vjeter vrau 4 police. Ky ishte Dania i Beratit, prona dhe familja jane te shenjta, vetem xhahilet komuniste dhe ripjerdhiste nuk dine çeshte prona dhe familja.

Daj Jaku09/11/2018 14:06

O LulBoshi, je bo so Poncio Pilati që lan duart para krimit. Përse jep vetëm këshilla? "Mbështesni protestën" thua. Përse nuk thua: " Të mblidhemi të gjithë e të mbështesim protestën"? Apo ke frikë se mos ta quajnë "grusht shteti"? Të ka çu nona me la gojën o LulBoshi.

Shto koment

Denonco