Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Meta priti Ministrin për Forcën e Sigurisë të Kosovës, mbështetje për krijimin e FA

Meta priti Ministrin për Forcën e Sigurisë të Kosovës, mbështetje për krijimin e FA

13:14, 09/11/2018
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Ministrin e Forcës së Sigurisë të Kosovës, Rustem Berisha.
Ministri Berisha e siguroi Presidentin Meta se me ndryshimet ligjore të fundit për Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës nuk realizohet thjesht dhe vetëm ndryshimi i emërtimit por garantohet ndërtimi i një Force multietnike, profesioniste, të mirëpajisur dhe me kapacitete, e aftë për të marrë përgjegjësitë e Kushtetutës së Kosovës, për sovranitetin dhe sigurinë e vendit.
 
Presidenti Meta shprehu mbështetjen e Tij për përpjekjet legjitime të institucioneve të Kosovës për transformimin e FSK në Forca të Armatosura.
Presidenti Meta inkurajoi institucionet dhe aktorët kryesorë të Kosovës për vijimin e dialogut, konsultimeve dhe bashkëpunimit me SHBA, BE, NATO-n dhe vendet e rajonit.
Presidenti Meta, shprehu besimin se Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës, përveç garantimit të sovranitetit të vendit do të kontribuojnë edhe për paqen e stabilitetin e rajonit.
 
Në fund të takimit Presidenti Meta, vlerësoi përpjekjet e Ministrive të Mbrojtjes të të dy vendeve tona për të përmirësuar e forcuar edhe më tej bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, duke realizuar projekte te përbashkëta në emergjencat civile, arsimimin e stërvitjen dhe sigurinë kibernetike.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco