Punëtorët e Baypasit në Fier në protestë: Duam pagat tona, Gjiknuri të mbajë premtimin

Punëtorët e Baypasit në Fier në protestë: Duam pagat tona, Gjiknuri të mbajë premtimin

11:55, 09/11/2018
A+ Aa A-

Një pjesë e punëtorëve të Baypasit të Fierit kanë dalë sot në protestë për shkak të modhënies së pagave. Janë më shumë se 600 punëtorë të 55 firmave nënkontraktore dhe furnitorë që punojnë për Bypass-in e Fierit ata që kërkojnë dhënien e pagave të prapambetura.

Punëtorët shprehen se ende nuk i kanë marrë rrogat për punët që kanë kryer në periudhën korrik 2016 deri në janar 2017. Protestuesit kanë bllokuar rrugën Fier-Lushnje, në Mbrostar, me thirrjet ‘’duam pagat tona”.

Në datë 1 nëntor në takimin që kanë zhvilluar me ministrin Damian Gjiknuri punëtorëve iu është premtuar se në dakordesi me kryeministrin po përgatitet një VKM për të kryer pagesat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco