Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Eliot Engel një pro shqiptar i madh, kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme në Kongres

Eliot Engel një pro shqiptar i madh, kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme në Kongres

10:14, 09/11/2018
A+ Aa A-

Një kongresmen i shquar si Eliot Engel, i cili ka qenë edhe aktivist i shquar i çështjeve shqiptare, pritet të jetë kryetari i ardhshëm i Komitetit për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan. Lajmin e jep gazeta e madhe  Washington Post, e cila madje shkruan se puna e tij në këtë post të rëndësishëm, do të nis më 1 janar të 2019.

Eliot Engel, pritet të jetë kryetari i Komitetit për Politikë të Jashtme të këtij Kongresi, pas zgjedhjeve të mesme në SHBA, ku në Dhomën e  Përfaqësuesve fituan demokratët.

Engel ka qenë disa vite si përfaqësuesi më i lartë i partisë së vet në këtë Komitet, por pasi partia e tij demokrate ka fituar shumicën në zgjedhjet e fundit, duket se ai do ta marrë pozitën e kryetarit.

“Shtëpia e Bardhë duhet të na marrë seriozisht, dhe nëse nuk do ta bëjë këtë, do të sigurohemi që ata të na marrin seriozisht”, ka thënë Engel në një intervistë të mërkurën.

Ai tregoi se do t’i ofrojë administratës një mundësi besimi, për të punuar me homologët e tyre të rinj të Kongresit.

“Por, nëse kjo nuk funksionon, atyre do t’u ndalohet përdorimi i thirrjeve, buxheteve apo çfarë do mjeti tjetër që kanë në dispozicion për të detyruar bashkëpunimin që e ka fusha legjislative”, ka thënë Engel.

Nga ana tjetër presidenti Trump ka thënë të mërkurën se nuk është i shqetësuar për hetimet që priten të nisin rreth kongresit, pasi siç tha ai, demokratët shpejtë do të jenë përgjegjës për politikën e jashtme.

Kongresisti amerikan njihet si mik i deklaruar i Kosovës dhe Shqipërisë dhe është dekoruar nga Presidenti Ibrahim Rugova me “Medaljen e Artë të Lirisë”, më 12 qershor të vitit 2004.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco