'Ngrihu o popull! Për një kriminel - 3 mijë veta, për ne që po na prishin shtëpitë - asnjë!'

'Ngrihu o popull! Për një kriminel - 3 mijë veta, për ne që po na prishin shtëpitë - asnjë!'

09:10, 09/11/2018
A+ Aa A-

Protesta e banorëve tek Unaza e Re u mbyll në orën 9:00. Banorët që bllokuan qarkullimin për 1 orë të revoltuar nga projekti që u shemb banesat dhe bizneset, e liruan rrugën dhe qarkullimin duke premtuar se do të dalin sërish për të drejtën e tyre.

Jan 317 godina dhe biznese që shemben prej projektit të ri, por mbi 160 familje do ta pësojnë rëndë, pasi u ndërpritet në mes procedura e legalizimit dhe nuk dëmshpërblehen.

"Ne të na shikojnë, jo ata grekët atje që vijnë e kërkojnë Vorio Epirin në jug të Shqipërisë dhe s’i preku njeri se kanë frikë nga grekët. - tha një prej tyre. - Për një kriminel ishin mbledhur 3 mijë veta, për ne që po na prishin shtëpitë asnjë. Ngrihuni o popull, kërkoni të drejtat tuaja se po iu ikën truri i kokës.
Nuk i prishim shtëpitë, ne do lëmë kokën. O do vrasim njerëz o do lëmë koka njerëz. të bëhen 15 a 30 dëshmorë”, thanë banorët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Salvo09/11/2018 12:44

Vete e votuan, dhe prape do ta votojne, keshtu qe ta gezojne!

Arber09/11/2018 09:34

Erdhet nga P...i i semes ju solli Saliu e zute tokat e pronareve te ligjshem, apo te shtetit pa paguar kokerr leku, ngritet edhe shtepi e tashti te dalim ne tju mbrojme shtepite ne tokat qe vodhet. Meazallah. Ka gjet tenxherja kapakun. Paskeni dash Ramen tju sjelli ne terezi. Ky ju vika hakut. Vetem dajaku ju sjell ne terbiet edepseze.

Shto koment

Denonco