Rama do t'ia dërgojë sërish sot Metës, emrin e Lleshit për ministër

Rama do t'ia dërgojë sërish sot Metës, emrin e Lleshit për ministër

08:53, 09/11/2018
A+ Aa A-

Në Shqipëri kryeministri Edi Rama njoftoi të enjten në mbrëmje se sot do t’i dërgojë sërish presidentit Ilir Meta propozimin për emërimin e gjeneralit Sandër Lleshi si ministër i Brendshëm, shkruan sot Zëri i Amerikës. Këtë deklaratë ai bëri gjatë emisionit “Real Story” të gazetarit Sokol Balla në televizionin Vizion Plus. Zoti Rama tha se propozimin e tij do ta shoqërojë “me një relacion shpjegues të mirë argumentuar, bazuar në procedurë, dhe në traditën e krijuar nga presidenti, për hir të së vërtetës, që në rastin e negociatave më Greqinë për plotfuqishmërinë, ka dërguar shkresa shumë serioze dhe shumë të detajuara që e kanë ndihmuar shumë procesin. Në këtë traditë, do t’i çoj nesër presidentit një shkresë shpjeguese të detajuar dhe do t’i japim presidentit mundësinë që të krijojë bindjen e plotë e të rifutemi në binarët e kushtetutës. Ky precedent nuk mund të krijohet dhe nuk ka pse të krijohet”, tha kryeministri.

Rama paralajmëroi gjithashtu se në ditët e ardhshme qeveria do t’i drejtohet dhe Gjykatës Kushtetuese për një interpretim të kësaj çështje. Ndonëse kjo Gjykatë është jashtë funksionit, kryeministri tha se në momentin që ajo do të plotësohet me anëtarë “shpresoj në pranverën e ardhshme” mund ta marrë në shqyrtim dhe “të sqarojë një herë e mirë dhe këtë aspekt”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco