Studentët e Tiranës paralajmërojnë protestë në 21 nëntor

Studentët e Tiranës paralajmërojnë protestë në 21 nëntor

08:46, 09/11/2018
A+ Aa A-

Në tryezën studentore të mbledhur në Universitetin e Tiranës, studentë shqiptarë, kosovarë dhe pedagogë ngritën zërin për përgjysmim të tarifës së studimit dhe në një moment të dytë, asnjë taksë për shkollimin e tyre.  Studentët paguajnë 20 milionë lekë në vit për Universitetin publik.

Më shumë se 200 studentë nga disa fakultete të ndryshme publike, njofton Shekulli,  shprehën njëzëri shqetësimi i madh për tarifat e shkollimit, të cilat sipas tyre, duhet të përgjysmohen, ose edhe më shumë se aq, duke vendosur tarifën zero.  Një tjetër frikë e madhe e shprehur prej tyre ishte se muaj janar do t’i përballë me tarifa të reja edhe më të larta se ato që kanë aktualisht.

Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin edhe studentët nga Kosova të cilët ndjekin fakultetet në Shqipëri. Ata u shprehën se Kosova, një vend me pavarësi të vonë, me të ardhura shumë herë më të vogla se Shqipëria ka një tarifë vetëm prej 50 euro në fakultetet publike. Universiteti i

Në këtë tryezë studentore ishte edhe pedagogu Jani Marka, i cili deklaroi se Universiteti i Tiranës po privatizohet. “65% e buxhetit për këtë universitet paguhet nga xhepat tuaja, ku në vlerë monetare janë rreth 20 milionë lekë në vit, ndërsa 35% i paguan shtetit.

Le të ndalemi tek pagat e pedagogëve. Deri më tani ju paguani për pedagogun dhe për universitetin. Nëse ju nuk ngriheni të protestoni për tarifat, nesër do të jenë edhe me të larta se kaq. Më kot quhemi universitet shtetëror, kur ne funksionojmë si privat”, tha Marka.

Në tryezën studentore ndër të tjera u diskuta, edhe rritja e kuotave në Masterin Profesional. Ata u shprehën se rritja e kuotave ka ulur cilësinë e mësimdhënies. Sipas studentëve të degës Histori, në Masterin Profesional janë regjistruar 170 studentë, e gjithë kjo sjell një kaos.

Edhe pse prej 2 vitesh tarifat e fakulteteve janë “ngrirë”, mundësia për tu rritur është një frikë e madhe për studentët. Albila Lama, studente e Gazetarisë në vit të parë, tha se i gjithë ky problem dhe rritja e tarifave nga viti në vit, vjen si pasojë e mungesës së reagimit të studentëve.

Po ashtu, shqetësim është se pedagogët i detyrojnë studentët të blejnë me detyrim librat e tyre..

Në fjalën e tyre ata thanë se u është premtuar një  sërë lehtësirash, nëpërmjet kartës së studentit, mes të cilave ulje nga 10 deri në 50% të çmimeve në 3 kompani interneti, në 2 spitale private, në 2 kinema, në banka dhe në një prej kompanive që tregton pajisje elektroshtëpiake. Po ashtu u premtua që  ata do të përfitojnë gjithashtu shërbim falas në transportin publik, biblioteka, apo në Postën Shqiptare.

Në fund, studentët vendosën organizimin e një proteste më 21 nëntor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco