Rama këmbëngul: Do ti çoj sërish Sandër Lleshin presidentit për dekretim

Rama këmbëngul: Do ti çoj sërish Sandër Lleshin presidentit për dekretim

21:29, 08/11/2018
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar m,brumjen e sotme se do të dërgojë sërish për dekretim emrin e Sandër Lleshit tek presidenti Ilir Meta, për postin e Ministrit të Brendshëm.

Ai tha në ‘Real Story’, se këtë herë bashkë me dekretin do të çojë edhe një shkresë shpjeguese.

‘Presidenti nuk ka paraqitur arsye që të konsideroheshin arsye që binin ndesh me kriteret për tu mandatuar deputet. Zyra e presidentit ka bërë hulumtimin më të thellë të Republikës parlamentare. Kanë kërkuar për gjeneralin në adresa që kurrë më parë nuk kanë hulumtuar dhe kanë gjetur gjithçka të bardhë. Unë kam thënë që presidenti nuk më dha asnjë arsye që të vërë në diskutim të drejtën kushtetuese të Gjeneralit për të qenë Ministër i Brendshëm. Diksutimi mes meje dhe presidentit ka qenë i drejtë dhe shumë konstruktiv. Unë presidentit i kam çuar si kryeministër një dekret, unë i çoj dekret dhe jo kandidat. Presidenti nuk ka kompetencën t’’i refuzojë por duhet t’i dekretojë. Do ti propozoj dekretimin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshit duke i çuar një shkresë shpjeguese të detajuar që t’i jap mundësinë presidentit që të futet në binarët kushtetues’, deklaroi Rama. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t09/11/2018 09:13

Perderisa ky popull muk bezan e te duron ,ky do vashdoje te tallet me te gjithe

Shto koment

Denonco