Mediu: Mosdekretimi i Lleshit iu kthye në bumerang Edi Ramës

Mediu: Mosdekretimi i Lleshit iu kthye në bumerang Edi Ramës

19:52, 08/11/2018
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i ftuar në studion e Zërit të Amerikës, ka folur për situatën politike në vend, si dhe ka analizuar përplasjen e fundit mes presidentit dhe kryeministrit për mos dekretimin e Sandër Lleshit si MInistër të Brendshëm.

Mediu theksoi se  mosdrekretimi ni Lleshit ishte një bumerang për Ramën. Ndërsda ka komentuar edhe zgjedhjet në Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Pjesë nga Intervista:

A ka të drejtë Meta të mos dekretojë një ministër, rasti i Sandër Lleshit?

“Presidenti i Republikës e ka të drejtën Kushtetuese për të dhënë mospëlqimin. Por gjithmonë duhet të japë arsyet e mospëlqimit bazuar në kriteret Kushtetuese. Por ne kemi mungesë të Gjykatës Kushtetuese se Rama e ka shkatërruar. Është goditje bumerang që po i vjen Ramës. Presidenti merr kohën e nevojshme për të mbledhur informacionet në lidhje me propozimin. Ka pasur një diskutim rreth 90 minuta mes Ramës e Metës, dhe u duk sikur mes tyre kishte një dakordësi”

Qëndrimi bojkotues i opozitës, ndërkombëtarët nuk janë pro me këtë

“Kam një shqetësim real për Reformën Zgjedhore. Nuk është e plotë. Është thjeshtë një diskutim mes palësh, nuk janë diskutuar çështjen që kanë të bëjnë me Kushtetuetshmërinë. Duhet zgjidhur çështja e blerjes së votës. Do bëjmë ç’do bëjmë ne do shkojmë në zgjedhje, por duhet një reformë e qenësishme, që s’ka të bëjë vetëm me votimin elektronik”

Listat e hapura, mungesa e tyre ka sjellë parlament më të dobët

“Kemi një parlament jo vetëm të dobët, por dhe të inkrimuar. Kanë dalë hapur për herë të parë elementë kriminalë. Janë të lidhur me vetë kryeministrin dhe ky nuk quhet përfaqësim i popullit. Opozita nuk e ka forcën për të blerë vota”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

cuco 08/11/2018 20:40

U zgjua nga gjumi edhe mendiu? Siç duket Ja ka kekuar llulli. Do i kete thene; dil edhe ti e thuaj ndonje fjale, se nuk na i jep kot parate e vjedhura shqiptareve kryellumi.

Shto koment

Denonco