Presidenti i KE/ Basha zbulon se për kë do të votojë PD

Presidenti i KE/ Basha zbulon se për kë do të votojë PD

17:50, 06/11/2018
A+ Aa A-

Partia Demokratike do të votojë për herë të parë një kandidat të PPE për President të Komisionit Europian.

Votën e opozitës shqiptare në familjen e qendrës së djathtë Europiane e zbuloi në Twitter Lulzim Basha, i cili po  merr pjesë në Kongresin e PPE në Helsinki.

4 votat e PD, kur të votohet të enjten, janë për gjermanin, Manfred Weber.

Postimi i kreut te PD, Lulzim Basha:

“Në Asamblenë Politike të PPE #EPPHelsinki miratuam kandidaturat e Weber dhe Stubb.

Nesër #EPPCongress debati dhe të enjten zgjedhim kandidatin e PPE për President të Komisionit Europian.

Si anëtare me të drejtë vote, 4 votat e PD janë për @ManfredWeber e simotrës mike CDU/CSU.”

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    ai06/11/2018 18:25

    Për cilin gjerman është fjala këtu që quheshka Manfred Ëeber. Emri i tij shkruhet gjermanisht Weber e lexohet si në shqip Veber.

    Shto koment

    Denonco