Endri Fuga dekreton Nikollë Lesin si pajtimtarin Rama-Meta

Endri Fuga dekreton Nikollë Lesin si pajtimtarin Rama-Meta

15:54, 06/11/2018
A+ Aa A-

Një takim urgjent i kërkuar nga nevoja e Edi Ramës në tentative për kuptuar lëvizjen e radhës së Ilir Metës në shahun që nisi me rrëzimin e filit të tij Sandër Lleshi, ka bashkuar një selfie kryeredaktorin e Surreli.net Endri Fuga dhe drejtorin e ‘Koha Jonë’ Nikolle Lesin.

Fuga nën presion nga shefi editorial i tij ka kërkuar njeriun me ngjashmëri mbiemri, pos mirditorin-katolik Nikollë për ta pyetur sesi është humori i Ilir Metës në Kalabri pas fjalimit të Ramës ne Parlament

Burime nga tavolina pranë asaj ku Nikolla dhe Endri ka gjerbur një kafe, bëjnë me dije se Lesi e ka garantuar Fugën se L(l)eshi nuk është ngatërruar shumë dhe se Ilir Meta mund ta tjerrë ministër ndoshta pas një viti, ashtu siç bëri me Helidon Bendon, boll që Edi Rama të vazhdojë të tentojë njëherë në 7 ditë.

‘Shpresa vdes e fundit’ besohet se e ka ngushëlluar Lesi, Fugen e cili pas këtij gajreti i ka kërkuar Nikollës edhe një selfie si formë garancie për Ramën që ai ta besojë se është duke e zgjidhur lëmshin e Leshit që është bërë nyje.

Selfiet pritet që të vijojnë edhe gjatë ditëve në vijim me të tjerë personazhe që Rama artikuloi sot në fjalimin e tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

CUCO07/11/2018 15:13

Llesh per lesh! Bejeni golf, q....jani motren!!

Artan06/11/2018 16:24

Paskeni per te bere hajer vertet tani. Ai punon per Erion Veliaj keshtu qe do i beje gjera fiks te behet Erioni KM dhe te heqin Ramen

izetit06/11/2018 16:03

Nikolle Les(H)in haha

Shto koment

Denonco