Zheji, Ramës/ O (D) Ylber, që fryhesh nga jashtë e je bosh brenda...

Zheji, Ramës/ O (D) Ylber, që fryhesh nga jashtë e je bosh brenda...

15:48, 06/11/2018
A+ Aa A-

Nga Artur Zheji

Kush mendon se KM-ja flet kot, ja fut kot, sepse ai flet për delet e veta që duan të dëgjojnë zërin e Bariut.

Është një KM gojëtar dhe që cicëron si një bilbil gjyzar, duke u bazuar në shumë raste, mbi efektin dhe jo mbi thelbin e gjërave që thotë.

Është bërë si ato plakat e nderuara të Gjirokastrës, apo të Bregut e Vunoit, që ulen në gurët e bardhë para dyerve të shtëpive, që thirren sofate dhe flet e përflet KM-ja, gjithë mëhallën, përflet nderin e përfolur të çupkave dhe djemve të të gjithë kasabasë…

Në të vërtetë, unë si autor i këtyre rreshtave publike, kam një pjesë të vogël të fajit, në stërvitjen e këtij bilbili gjyzar, që në të ri të vet, ishte përgjithësisht krejt ndrojtësak e fjalëpak, me pamje të rrejshme hutaqi dhe djali të mirë.

Sepse e vija të lexonte dorëshkrimet e Komedive të mia (që i mbiquaja Komedi heroike), dukë përzgjedhur secili nga një personazh, për ti zhdërvjellësuar vëllazërisht komunikimin e ndrojtësakut, që dukej në rrugët e Tiranës, si një UFO gjatosh që çapitej në një mjergull që e paraprinte, ose e ndiqte pas.

Sigurisht, Bilbil Gjyzari, që mburret banaqeve se është më i miri ndër shqiptar në çdo gjë e në çdo fushë, nxënësi pa ndërmjetës i Konicës apo i Fan Nolit, e që nuk ka bërë as edhe një kornizë të thjeshtë druri, për Nolin e zhdukur këso kohe nga Kisha e Janullatosit, apo për Konicën aventurier mendor, sepse ministrja e tij, ministrja e statuseve ‘fuck them’, nuk ka në 5 vite as edhe një shenjë të ekzistencës së saj në kulturën mjerane shqiptare, Bilbil Gjyzari + KM, mendon rrejshëm dhe në jerm, se fjalimet e këngëruara prej tij, janë bukë që haet dhe shëllirë ku ngjyhet kotherja e popullit të skamur.

Ky delir, ky vetëadhurim ka plot vite që zgjat, sepse delet të cilave Bilbili u këndon, nuk dinë se çfarë është rebelimi dhe shkojnë me këmbët e tyre për të kullotur barin që u caktohet, aq sa u caktohet, dhe përsëri me këmbët e tyre shkojnë edhe te kasapi.

Në të vërtetë, periudha e tij, do të jetë një faqe humoristike dhe komike, për brezat që do vijnë, që do të këqyrin periudhën më të gjatë dhe më ekstreme, të Delërimit tonë Kombëtar, përkundrejt Bilbilit Gjyzar, që mohon të nesërmen, atë që mbjell vetë një natë më parë, qoftë kjo planifikim kombëtar për mbjellje me kanabis të të gjithë Shqipërisë, intrigë, maskarallëk apo hakmarrje prej të dehuri, budallallëk, zhvatje, konspiracion, arrogancë, tejkalim kompetencash, dhe mbi të gjitha përqendrimin më të madh të idiotëve dhe injorantëve për metër katror të oborrit të tij kryeministror.

Kësaj periudhe po i vjen fundi, por jo nga delet, por nga vetë qentë e stanit, që ka përzgjedhur për të ruajtur delet e kombit, të cilët rrezikojnë të hanë Bariun, që të shqyejnë lirisht të gjitha delet e mbetura.

Do mbetemi pa bilbil gjyzar dhe pa një udhëheqës të Pagabueshëm dhe Askurrë fajtor e përgjegjës për asgjë, nisur nga fjalët e tij, që ngjajnë gjithmonë e më shumë dhe nuk gëzohem aspak për këtë gjë, si ato ngjyrat e ylberit që vërehen, në cipën e hollë të fluskave të sapunit që fëmijët fryjnë me kallam.

Tërheqëse nga jashtë dhe bosh, krejt bosh nga brenda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

XANXARI07/11/2018 04:51

Ore,, Sopiqot, nga ta kethenje, nga Vunoi, apo nga sqepi ne Durres. Ia ka kenduar mire ketij fare KM, psikopat, se e njeh me mire nga na ki sopiqiti ZHeji, sa ai rrin suss para mendimeve e komentit analize vocrrake per zhvillimin gjenetik te ketij qe sot drejton delet e ketij shteti.

rapa06/11/2018 18:05

ca thua o sopiqoti,merri delet dhe kulloti o tope

Askushi 06/11/2018 17:50

Ah mor i nderuar Zheji. Ky vende eshte i mbushur me dele, dhi e lepuj nga njera ane dhe nga Qener e Ujqer nga ana tjeter. Ky Km-ja ka te gjithe te drejten te beje c"te doje me delet me dhite (qe dine te lepijne shume mire) dhe lepujt.Dhe shume e vertete qe qent dhe ujqerit e ushqyer mire nga vete ai, do ta shqyejn ate .... eh, ky popull i vdekur, i fjetur, pa dinjitet, mos prit asgje me shume. Rama ja ka gjetur celsin e violines....(VRK ketij sopiqoti...)

Krist06/11/2018 17:17

Disa here na e ke perseritur,mardhenien tende me mikun tend ne rrethin e (D)Ylbereve,por ,po ashtu,disa here e ke cfaqur hapur faktin ,se si mik,je perpjekur qe ,ne disa raste "te veshtira" per ty,mishin t'ja hash,por kockat,ja ke ruajtur.Qe je fajtor (e thua edhe vete),dihet nga te gjithe qe ju nohin (komplet grupin tuaj te dikurshem,qe edhe jo fshehurazi,ju quanin ,,grupi i pordhaceve),por ama te jemi te sinqerte per cfare themi,edhe sot e kesaj dite,me tryezen qe ke ngrit,e vjen verdalle (pra rrotullohet 360 grade,si ai kali ne leme),me menyren qe krijon temat per probleme te "thekeshme",qe megjithese fton persona,shpesh ,edhe me reputacion,por edhe "legena" fare,por qe te dy palet,kerkon t'i mbash "nen zap",perpiqesh t'i orienton,si te ishin uje burimi,per ne mullirin tend,te thone vetem ato dhe aq,sa desheron ti (cudi njelloj me (D)Ylberin tend!),dhe e thua hapur,(e pa tu skuqur aspak faqja),se eshte emisioni tend,e drejton TI dhe duhet te te ndjekin vetem TY (njelloj si ai djali qe vete e permend jo rralle ,se topi eshte i imi dhe penalltine do e gjuaj une.Pra ,ate "fajin"e dikurshem,ti po e vazhdon,por megjithese me shume finese,eshte si ai tualeti i tepruar,qe ben nje grua e moshuar,qe ne vend te zbukurohet,e ben vehten ,me te neveriteshme.Qe te "kritikosh"apo quaje edhe te "shajshe"te tjeret,duhet te jesh vete,armik i atyre "veseve"qe i permend te sharit ,apo te kritikuarit.Dhe Vesi,ndryshe nga rreegulli i treshit (vesi yt mund te jete me i vogel se i (D)Ylberit,se edhe vete je ne pozita me te "vogla se ai),vesi,eshte ves dhe ben fajtor,poseduesin e tij (vesit),pamvaresisht nivelit te tij.Nese shkrimi i mesiperm,eshte nje signal,per nje kthese,tuajen (po e quaj keshtu),kthesen duhet ta fillosh me portalin,me tryezen dhe shkrimet ne vijim qe do ndermarresh,te kane degjuar mjaft,prandaj duhet tani te degjosh edhe ti ,mjaft,ke dhene shume "mend",tani perpiqu te perfitosh edhe ti,nga "mendt "e te tjereve,dhe do shikosh se do perfitosh "simpatine",qe te ka munguar.

Malo06/11/2018 17:04

E paske qare, o Zhej! Te lumte dora! Fatkeqesisht ky eshte KM yne!

sopiqoti06/11/2018 16:00

O qirio ZHEI ! Duke te lexuar ketu,me vjen kq te ta them se "..ato qe ti nxjer nga goja apoi i hedh ne leter,ne i nxjerim nga prapanica. Kthehu aty ku kane qene edhe te paret e tu,njerez te nderuar dhe mos brockollit ne njede emision ".azani.."

Shto koment

Denonco