Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

‘Jam si patatja, edhe bukë edhe gjellë’-Iriqi bisedon me gjeneral Lleshin

‘Jam si patatja, edhe bukë edhe gjellë’-Iriqi bisedon me gjeneral Lleshin

15:31, 06/11/2018
A+ Aa A-

Iriqi: - Nuk di si të të drejtohem?

Lleshi: - Thuaj Sandër dhe i ke thënë të gjitha.

Iriqi: - Dhe ti ngatërrohesh, nuk i man mend emërimet, se ke kaq ofiqe.

Lleshi: - Hahaha, e kam zgjidhur. Quhem GJEZËMIKË. Mbaje mend se për ca kohë kështu do shkruhet për mua.

Iriqi: - Ma spelling se po më merren mendtë.

Lleshi: - Po GJEneral, ZËvendësministër, MInistër, KËshilltar. Bashkoji gërmat e para dhe del GJEZËMIKË.

IRIQI: - Si gjëegjëzë tingëllon.

Lleshi: - Kështu e ktheu Rama. Ec e gjeja fillin. Edhe ministër, edhe zëvendës. Si ai shoferi që i lavdërohej një goce. Jam shofer, por kam kompetenca piloti, i thoshte. Hahaha, për t’u dhjerë gazit.

Iriqi: - Po pse Meta nuk të dekretoi?

Lleshi: - Meta më tha hiq dorë nga gjeneral dhe të bëj ministër. Unë nuk pranova. Se pas dy muajsh Rama më heq dhe ikin për lesh spaletat e mija. Tani jam si parulla e Enverit: ‘Patatja është dhe bukë dhe gjellë.’

Iriqi: - Do arrestosh Gjushin?

Lleshi: - Ku di unë ç’do bëjë policia.

Iriqi: - Po a  je ministër ti?

Lleshi: - Jam, por policinë do e mbulojë një zv/ministër tjetër, më tha Rama. Unë do mbuloj godinën, administratën dhe shahun.

Iriqi: - Shahun?

Lleshi: - Po. Më porositi Rama. Luaj sa më shumë shah që t’ia futim Metës.

Iriqi: - Kadare të uroi?

Lleshi: - Po, qysh në mëngjes herët. Se pleqtë zgjohen më parë se qentë. Ishte i shqetësuar.

Iriqi: - Pse?

Lleshi - A je zv/ministër, më pyeti. Po, iu përgjigja. Por zëvendës i kujt je, se nuk ka ministër në atë godinë! Jam i shqetësuar nga kjo anomali kozmike, më tha. Dhe ia ka nisur një novele me titull: ‘Ëndrrat e gomerëve që pëllasin.’

Iriqi: - Pse ke heshtur kur vendi u kanabizua. Se ti ishe këshilltar për sigurinë.

Lleshi: - Të mbetet mes nesh. Rama i dëgjon këshilltarët, të gjithë. Dhe i dëgjon me vëmendje, por ka një defekt të madh. Nuk kupton asgjë çfarë i thua. E ka trurin si një fëmijë tre vjeçar. Ndaj që ta shtyja kohën rrija te paradhoma dhe i mbaja shënim koshat që bën atje. Se ai 6 orë në ditë luan basketboll në kryeministri. Shyqyr që ka një kosh se të kishte dy do ishte çoroditur, nuk do dinte nga ta hidhte topin.

Iriq: - Të uroj punë të mbarë zoti GJEZËMIKË.

Lleshi: - Mos ik kaq shpejt. Bëjmë një dorë shah. I kapa vetë gurët e bardhë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sehiri06/11/2018 16:58

Super

Shto koment

Denonco