Kotzias 13 vjet burg, po Rama e Bushati që e kanë shitur detin, sa dënohen?

Kotzias 13 vjet burg, po Rama e Bushati që e kanë shitur detin, sa dënohen?

15:13, 06/11/2018
A+ Aa A-

Ditën e sotme  mediat greke shpërndanë një lajm të bujshëm, sipas të cilit, ish-ministri i tyre i Jashtëm, Nikos Kotzias, akuzohet se ka nxjerrë sekretin shtetëror me deklaratat e tij se, ‘Greqia do të zgjerohet me 12 milje detare’ në kurriz të Shqipërisë.

Sipas detajeve që jep media greke, me urdhër të Prokurorit të Gjykatës Supreme, do të kryhet një hetim nga Prokurori Anti-Korrupsion, për deklaratat e ish-ministrit Kotzias në lidhje me sekret e marrëveshjes së fshehtë, që ai ka bërë me ministrin e Jashtëm shqiptarë Ditmir Bushati.

Sipas asaj që shkruhet në median greke, Kotzias, rrezikon në total deri në 13 vite burg pasi ka shkelur nenet 141 dhe 146 të Kodit Penal të këtij shteti, të cilët kanë të bëjnë me dënimin për ata persona, që kanë vënë në rrezik marrëdhëniet e shtetit grek me një shtet tjetër.

Pas këtij lajmi që u përthith gjerësisht edhe në opinionin shqiptarë, të gjithë kanë nisur dhe bëjnë pyetjen; Mirë që Kotzias mund të dënohet me 13 vite burg pasi nxori sekretin, se Greqia përfiton 12 milje det nga vendi ynë, po Rama dhe Bushati që i kanë ‘falur’ apo shitur’ këto milje sa rrezikojnë të dënohen, për këtë marrëveshje sekrete?

Përgjigjja është më poshtë, në disa nene të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë; Dënimi që rrezikon Rama dhe Bushati nëse gjithçka është e vërtetë, nis me të paktën 10 vite prapa hekurave, deri në burgim të përjetshëm...

Neni 208 i Kodit Penal

• Dorëzimi i Territorit

• Dorëzimi plotësisht apo pjesërisht i territorit të një shteti apo fuqie të huaj, me qëllim për të cënuar pavarësinë dhe integritetin e vendit, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.

Neni 210 i Kodit Penal

• Marrëveshja për Dorëzim Territori

• Marrëveshja e bërë me fuqi apo shtete të huaja për dorëzim pjesërisht ose tërësisht të territorit apo të forcave të armatosura e materialeve mbrojtëse, me qëllim për të cenuar integritetin e vendit, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Hapi06/11/2018 17:55

Marrëveshja me Greqinë për detin është një akt i pastër tradhëtie ndaj kombit .Ata që luajnë me fatet e Shqipërisë dënim me vdekje.Të ndërgjegjësohet populli dhe të ngrihet.Marrveshja për varrezat Greke të anullohet është në dëm të interesave kombëtare.Nuk duam të pranojeni në Europë duke shitur atdheun.

Artan06/11/2018 16:26

Burg gjithe jeten te dy

Shipet.06/11/2018 15:48

Te shites detin dhe tokat e atedheut eshte tradheti.nje gje e tille nuk ka ndodh nga viti 1913 pas copetimit nga konferenzat e londres.nje tjeter tragjedi e copetimit te kombit po ndodh edhe sot .Per antaresim ne Europe nuk eshte kusht dale nga dale te falesh kufijte e kombit, kjo do te thote shfarosjen e shipetareve e shiperise.

Shto koment

Denonco