Ish-ministri i qeverisë bën një 'profeci' për ministrin e ri të Ramës

Ish-ministri i qeverisë bën një 'profeci' për ministrin e ri të Ramës

14:00, 06/11/2018
A+ Aa A-

Pas emërimit të kreut të ri të MInistrisë së Brendshme nga kryeministri Rama,  ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka bërë një “profeci”:

“Listës së zyrtarëve të përkohshëm i shtohet edhe Sandër Lleshi”, shkruan Manjani në Fb, duke e vendosur në kornizë të kuqe thënien e tij, shtuar këtu ironinë:“Çfarë shteti! Flasin edhe për Kushtetutë pa le!”

Image

'Më herët, në një shënim tjetër të tij, Ylli Manjani  tha edhe se.. "me “rolin” e ri që i vuri Metës, Rama do të shkojë natyrshëm drejt disa ndryshimeve edhe me të thella në qeveri dhe jo vetëm. Ndërkohë deputetët të kënaqur ose jo, do rrinë squk! Do të bien dakort me çdo propozim që do t'iu paraqitet. Shah, apo jo! Por luajnë me veten dhe e shesin sikur po luajnë me të tjerë. Ndërkohë me Metën, “gogolin” e deputetëve do të bashkëpunojë tashmë pa problem," ka paralajmëruar Manjani.

Sandër Lleshi nuk u dekretua nga Presidenti i Republikës, i cili nuk ishte i bindur në këtë kandidat të zgjedhur nga kryeministri Edi Rama. Megjithatë, përkundër mosderektimit, kryeministri e përfundoi procedurën nga fillimi deri në fund, duke e ulur vetë Lleshin sot në karrigen e Xhafajt, pasi e shkarkoi këtë që në mëngjes me votim në Kuvend.

  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco