FOTO/ Brenda ditës Rama shkarkon Xhafajn, emëron dhe dërgon Lleshin në Ministrinë e Brendshme

FOTO/ Brenda ditës Rama shkarkon Xhafajn, emëron dhe dërgon Lleshin në Ministrinë e Brendshme

13:04, 06/11/2018
A+ Aa A-

Kreu i qeverisë Edi Rama e ka përfunduar brenda ditës, emërimin e Sandër Lleshit në Ministrinë e Brendshme deri tek shoqërimi për ta prezantuar para personelit në dikaster.

Në orën 10:00, Rama me deputetët e PS votuan shkarkimin e Fatmir Xhafajt në Kuvend me 75 vota pro dhe asnjë kundër.

Më pas, mblodhi qeverinë prej nga ku njoftoi në Twitter edhe me fotografi se ishte “me drejtuesin e ri të Punëve të Brendshme, gjeneral Sandër Lleshin, pas mbledhjes së qeverisë që vendosi emërimin e tij zv.Ministër i Brendshëm’.

Një orë më pas, Rama me Lleshin shkoi në Ministri për ta prezantuar dhe në 13:00 doli prej andej me ish-ministrin Fatmir Xhafaj në krah pa u prononcuar, duke përshëndetur gazetarët me dorë

Gjeneral Sandër Lleshi u emërua kështu drejtues i lartë i institucionit që do të garantojë rendin dhe sigurinë, pa dekret nga Presidenti i Republikës.

ImageImageImageImageImageImage

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco