PD: A do ta arrestojë Sandër Lleshaj, Dakon? Nëse jo, atëherë edhe ai është ...

PD: A do ta arrestojë Sandër Lleshaj, Dakon? Nëse jo, atëherë edhe ai është ...

11:53, 06/11/2018
A+ Aa A-

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, dha në një deklaratë sot nga selia blu, arsyet pse Sandër Lleshaj nuk mund të jetë Ministri i ri i Brendshëm i vendit.

Paloka tha: "Parlamenti i hapi sot rrugën drejtimit të Ministrisë së Brendshme nga një tjetër ushtar i Edi Ramës, fundi i të cilit do të jetë i njëjtë- shërbëtor i një kryeministri peng të krimit të organizuar.

Sandër Lleshaj nuk ka për ta luftuar dot krimin, sepse pushteti politik i shefit të tij varet nga blerja e votës nëpërmjet bandave dhe krimit të organizuar.

Sandër Lleshaj është produkt i një qeverie ilegjitime, që qëndron në pushtët me të paktën 15 mandate të blera.

Sandër Lleshaj nuk do ta luftojë krimin që ble vota për të, sepse Edi Rama e ka emëruar atje për të mbrojtur nga arrestimi i menjëhershëm Vangjush 

Dakon, simbolin e blerjes së pushtetit politik të Edi Ramës nëpërmjet krimit të organizuar.

Për këtë krim, i provuar edhe nga përgjimet e dosjes 339, të denoncuar nga opozita, Vangjush Dako duhet të ishte sot në burg!

Përsa kohë Vangjush Dako dhe çdo ministër, deputet, kryebashkiak apo drejtues i Partisë Socialiste, pjesë e dosjes 339, apo e ndonjë dosje tjetër nën hetim për krimin e blerjes së votës, do të jenë jashtë burgut, do të thotë se Sandër Lleshaj është pjesë e paktit të Edi Ramës me krimin që blen votat.

Sandër Lleshaj e ka shumë të thjeshtë të provojë që sot se nuk është një kukull: ai nuk duhet të pengojë arrestimin e Vangjush Dakos.

Përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, duke shkëmbyer me pasuri dhe pushtet votat e blera për tepsinë e Edi Ramës.  

Përgjimet zyrtare të prokurorisë nga dosja 339 nxjerrin në pah marrëdhënien e ngushtë të Vangjush Dakos me bandën e Avdylajve, trafikantë ndërkombëtarë droge nga Amerika latine në Europë, të cilët i ka përdorur në fushatë për të blerë zgjedhjet. Përgjimet faktojnë gatishmërinë dhe garancinë e Vangjush Dakos për t’i mbaruar punë bandës. Mosarrestimi i Dakos është prova e shkatërrimit total të prokurorisë së krimeve të Rënda. 

Mosarrestimi i Dakos hedh në erë alibitë qesharake për suksesin e reformës në drejtësi. 

Në Shqipëri nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco