Zbuloi marrëveshjen sekrete me Shqipërinë, Kotzias rrezikon 13 vite burg

Zbuloi marrëveshjen sekrete me Shqipërinë, Kotzias rrezikon 13 vite burg

11:31, 06/11/2018
A+ Aa A-

Foli përpara kohe dhe zbuloi detaje të një marrëveshje, nga e cila Greqia përfiton një zgjerim detar prej 12 miljesh detare, por tani duket se për këtë akt rrezikon plot 13 vite burg.

Bëhet fjalë për ish-ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotziasm i cili pasi dha dorëheqjen pas përplasjeve që pati me ministrin e Mbrojtjes, Panos Kammenos, tregoi me mburrje se kishte arritur që ti ‘kafshonte’ Shqipërisë një teritor detar, sa sipërfaqja e krahinës së Thesprotisë.

Sipas medias greke, Nikos Kotzias, akuzohet se ka nxjerrë sekretin shtetëror me deklaratën e tij se ‘Greqia do të zgjerohej me 12 milje detare’, dhe si pasojë ka ekspozuar vendin.

Këto media japin edhe detaje. Me urdhër të Prokurorit të Gjykatës Supreme, do të kryhet një hetim nga Prokurori Anti-Korrupsion për deklaratat e ish-ministrit.

Por përveç hetimit për nxjerrje të sekretit shtetëror në lidhje me deklaratat për zgjerimin në 12 milje, pjesë e hetimit do të jenë edhe akuzat për përfitimin e fondeve, nga George Soros.

Sipas asaj që shkruhen në median greke, Kotzias, rrezikon në total deri në 13 vite burg pasi ka shkelur nenet 141 dhe 146 të Kodit Penal që kanë të bëjnë me dënimin për ata persona, që kanë vënë në rrezik marrëdhëniet e shtetit grek me një shtet tjetër por dhe e kanë ekspozuar ndaj një hakmarrjeje të mundshme (Turqia), si dhe nxjerrjen e dokumenteve apo sekreteve shtetërore, që duhet të mbahen konfidenciale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lali06/11/2018 18:32

Bashke me kotzias te iki dhe ditmiru, uuu se harrova dhe lulka vogel qe beri marveshje antikushtetuese per detin

Gramoz06/11/2018 14:45

Mos ja kini merakun ditziut, edhe ai ke burgu i burave e ka vendin, ditziu vdes me kap sapunin.

Oni06/11/2018 14:16

Po Diteziu per shitje te sobranitetit rrezikon burg?

Daj Jaku06/11/2018 14:01

Grekët duan të dënojnë ministrin e tyre me 14 vite burg sepse i mori Shqipërisë 12 milje detare, të cilat përbëjnë një sipërfaqe deti më të madhe se sa vetë Shqipëria. Po neve shqiptarët me sa qindra vite burg duhet të dënojmë Bushatin dhe EDramën që ja "dhuruan" këtë sipërfaqe deti (me miliardat euro që ka brënda) në këmbim të korrupsionit nga fondet sekrete të Greqisë. Vetëm Oliver Kromwell mundet ta verë në vend këtë tradhëti kombëtare duke i prerë koist e tyre me sëpatë.

lushingabarbullushi06/11/2018 13:03

Ky ka nxjerr sekretin e rrezikon te denohet 13 vjet. E ky Ditziu e Ramushi qe po e shesin a po e falin? Marrin merita nga populli injorant... sic eshte albanistani. Jemi tuj ba shtet.

Artan06/11/2018 12:25

Pyetja eshte sa leke ka marre Bushati? Kjo eshte nje marreveshje ne dem te interesave kombetare, duhet hetuar Bushati sa me shpejt dhe te hiqet nga Minister i Jashtem sepse nuk ka interesat e Shqiperise ne mendje po ato te grekut.

Shto koment

Denonco