FOTO/ I vetëm në fund të sallës, Xhafaj shkarkon veten dhe ‘ja mbath’

FOTO/ I vetëm në fund të sallës, Xhafaj shkarkon veten dhe ‘ja mbath’

11:06, 06/11/2018
A+ Aa A-

Lufta e ftohtë mes kryeministrit Edi Rama dhe tashmë ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka vazhduar edhe sot në seancën e jashtëzakonshme në parlament.

Rama në fjalimin e tij ka bërë elozhe pa doganë për këshilltarin e tij, Sandër Lleshi, të cilin e ka projektuar si ministër të Brendshëm, por ka shqiptuar vetëm një fjalë të ftohtë për Famir Xhafajn: E falënderoj…

Ashtu siç pritej, ky i fundit ka ngritur kartonin në favor të dekretit të presidentit Meta për shkarkimin e tij.

Në këtë seancë Xhafaj ka zgjedhur që të qëndrojë në fund të sallës dhe pasi u është bashkuar 74 deputetëve të tjerë në shkarkimin e vetvetes është larguar i zymtë dhe me shpejtësi, nga ambientet e Kuvendit.

Më herët  gjatë fjalës së mbajtur, Rama njoftoi se menjëherë pas shkarkimit të Xhafajt, do të mblidhet qeveria për të emëruar sipas tij ministrin e ardhshëm të Brendshëm, Sander Lleshin, i cili do të funksionojë tani për tani si zv/ministër i parë, duke theksuar se po i jep edhe disa ditë kohë presidentit, që të krijoje bindjen e plotë për këtë figurë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco