Viti Mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, Presidenti Meta nis vizitën zyrtare në Kalabri

Viti Mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, Presidenti Meta nis vizitën zyrtare në Kalabri

10:28, 06/11/2018
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta nisi vizitën zyrtare në Kalabri të Italisë, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Heroit tonë, Gjergj Kastriotit, Skënderbeut.
Gjatë kësaj vizite, kreu i shtetit shqiptar, do të takohet me Presidentin e Republikës italiane, Sergio Mattarella dhe së bashku do të vizitojnë Kolegjin e Shën Dhimitër Koronës, ku do të takohen me arbëreshët, përfaqësuesit dhe autoritetet e tyre vendore, drejtuesit e bashkësive fetare arbëreshe, personalitete të ndryshme, pedagogë, studentë arbëreshë.

Presidenti Meta pritet të zhvillojë takime zyrtare edhe me drejtuesit dhe përfaqësuesit vendorë të rajonit të Kalabrisë si dhe të vizitojë Universitetin e Kozencës, në të cilin shkollohen shumë studentë arbëreshë dhe shqiptarë.

Njoftimin për nisjen e vizitës së tij në itali Presidenti e ka bërë publik edhe në faqen e tij në facebook me një shenim të shkurtër.

Ja postimi i tij:

Mirëmëngjes miq!

Drejt Kalabrisë tek Arbëreshët. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco