Rama zbardh përgjigjen e Metës për mos dekretimin e Lleshit

Rama zbardh përgjigjen e Metës për mos dekretimin e Lleshit

10:15, 06/11/2018
A+ Aa A-

Edi Rama ka zbardhur në Kuvend përgjigjen e Presidentit Ilir Meta për mos dekretimin e Sandër Lleshit si ministër të Brendshëm.

Sipas Ramës, nuk ka arsye në lidhje me këtë mos dekretim.

‘Kushtetuta i ka të përcaktuara kompetencat.

Edhe ai para tij, i i gjashti, i njohur si ‘artilerier’ , e firmosi dekretin për atë ministër me duart e lidhura nga Kushtetuta.

Pikërisht pse Kushtetuta nuk i njeh Presidenti as shprehimisht dhe as me nënkuptim, kompetencën për të refuzuar propozimet e Kryeministrit, Presidenti Ilir Meta ka hartuar një letër pa asnjë kompetencë kushtetuese apo ligjore.

Ja letra:

‘Kthim përgjigje për propozimin për emërimin e z. Sandër lleshaj për ministër të Brendshëm....

Ju bëj me dije se Presidenti i Republikës, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit Kombëtare, në mbështetje të Kushtetutës, nuk krijoi bindjen për kandidaturën dhe ndaj nuk i përgjigjet propozimit tuaj.’

Kjo është letra.

Pra, Presidenti nuk ka krijuar ‘bindjen e plotë’ për z. Lleshaj se e kanë njësoj në certifikatë ai Lleshaj, Presidenti Metaj’...

Por, unë nuk kam propozuar, por i kam dërguar emrin e ministrit’, u shpreh Rama në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit ku janë të pranishëm vetëm deputetët e PS-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco