Rama: Që prej të shtunës kemi një problem me Presidentin

Rama: Që prej të shtunës kemi një problem me Presidentin

10:10, 06/11/2018
A+ Aa A-

Kreu i qeverisë Edi Rama duke folur në Kuvendin e Shqipërisë është shprehur se prej së shtunës, kemi një problem me Presidentin e Shqipërisë.

‘Që prej të shtunës mbrëma ne kemi një problem me Presidentin e Republikës.

Ne kemi detyrën kushtetuese ta bëjmë këtë punë, pavarësisht kemi besimin apo jo të kujtdo, përfshirë edhe Presidentin’, deklaroi Rama në Kuvend.

Sipas tij, ‘askush tjetër përveç popullit nuk e ka e as nuk e merr dot të drejtën të na pengojnë në ushtrimin tonë të detyrës, as Presidenti’.

‘Kushtetuta i ka të përfshira të 12 kompetencat e presidentit, por askund nuk e ka atë që të rrëzojë ministrat’, tha Rama.

‘Gjithkush ka të drejtë të hidhet të na besojë ose jo, të hidhet edhe përpjetë po të dojë, por jo të në na pengojë në ushtrimin e mandatit tonë Kushtetues,e përfshirë edhe Presidentin e Republikës’, u shpreh Edi Rama në Kuvend.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku06/11/2018 14:12

Ky llari ka një problem me Presidentin. Po ky populli ynë që ka një oqean me probleme me këtë llarin që nga koha kur e solli Sorosi nga basifondet e Parisit dhe e bëri ministër kulture, nuk quhet ky popull me gjithë oqeanin e krimeve që ka pësuar nga ky i çmëndur dhe lukunia e çakejve që e rrethojnë?

t06/11/2018 12:25

Per çfare kushtetute flet ky pusht,

Shto koment

Denonco