FOTO/ Kush është kreu i ri i SHISH

FOTO/ Kush është kreu i ri i SHISH

09:38, 06/11/2018
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ditën e djeshme kreun e ri të SHISH.

Helidon Bendo deri më tani mbante postin e drejtorit të Komanduar, pas dorëheqjes së Visho Ajazit.

Helidon Bendo ka lindur më 12 maj 1971 në Korçë.

Ai ka eksperiencë 21-vjeçare në SHISH ku ka mbajtur detyra të ndryshme si:

Inspektor terreni, Kryetar Dege, Drejtor Drejtorie në disa Qarqe të vendit dhe Drejtor Drejtorie në A Q.

Bendo ka lindur më datën 12 Maj 1971 në qytetin e Korçës. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Image

Kreu i SHISH u diplomua në 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si edhe një trajnim tre-mujor në fushën e sigurisë pranë Universitet George Town në SHBA.

Në CV-në e tij nuk mungojnë trajnimet në fushën e sigurisë si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Kreu i SHISH është një njohës dhe folës shumë i mirë i gjuhës angleze dhe asaj greke.

Presidenti Ilir Meta mbajti të bllokuar dekretimin e tij për 12 muaj, ndërsa sot Helidon Bendo merr kompetencat dhe autorizimi e kreut të shtetit shqiptar për të drejtuar një institucioni kaq të rëndësishëm për vendin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco