Rama mbledh Kuvendin sot, deputetët e PS do të votojnë shkarkimin e Fatmir Xhafajt

Rama mbledh Kuvendin sot, deputetët e PS do të votojnë shkarkimin e Fatmir Xhafajt

08:29, 06/11/2018
A+ Aa A-

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancë të posaçme për të votuar Dekretin e Presidentit të datës 27 tetor 2018 për shkarkimin e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Votimi do të bëhet vetëm nga deputetë e PS-së, pasi opozita nuk ka pranuar të hyjë në asnjë seancë plenare për shkak të pranisë së deputetëve socialistë të lidhur me krimin.

Për këtë votim, në rregulloren e Kuvendit thuhet “votim i hapur me shumicë absolute”.

Kryeministri Edi Rama ka pralajmëruar se ai do të mbajë një fjalim në seancën ku do të paraqitet për votim vetëm ky dokument.

Dje Rama shkroi në Twitter:

Image

Rama ka propozuar emrin e Sandër Lleshit, këshilltarit të tij, për postin e Ministrit të Brendshëm të ri të vendit, emër që është nuk pranuar nga kreu i shtetit Ilir Meta.

Megjithatë, Meta, pas 12 muajve, ka dekretuar papritur një tjetër emër të propozuar nga Rama, Drejtorin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Helindon Bendon, që qëndronte i komanduar në postin e SHISH. Dekreti për Bendon është firmosur dje, lajmi u bë i ditur sot.

Njoftimi nga Kuvendi për seancën e sotme parlamentare:

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco