Mosdekretimi i Lleshit/ Moisiu: Ja çfarë do bëja në vend të Metës

Mosdekretimi i Lleshit/ Moisiu: Ja çfarë do bëja në vend të Metës

22:27, 05/11/2018
A+ Aa A-

Ish-presidenti Alfred Moisiu, ka komentuar mbrëmjen e sotme, mosdekretimin e Sandër Lleshit për Ministër të Brendshëm nga ana e presidentit Ilir Meta.

Në një lidhje direkte me ‘Open’, Mosiu ka rrëfyer se çfarë do të bënte ai në vendin e Metës.

Çfarë do bënit në vend të Metës?

Pjesë nga intervista:

“Para se të them se ç’do bëja do them se ç’kam kam bërë unë në këto raste.

Unë kam pasur dy raste edhe me kryeministrin Nano dhe Berishën.

Por me të dy i kam zgjidhur pasi kemi komunikuar dhe i kemi shtruar gjërat. Për mua problemet u ezauruan.

Me Nanon pata vërejtje për dy nga ministrat nisur nga problematikat e kohës, sigurisht kryeministri tha kritikat e veta.

Me kryeministrin Berisha pata vërejtje bazë të promocionit që kisha.

Berisha më tha pse duhet të ishte dakord të vazhdonte me këtë qeveri.

I thashë kryeministrit që pretendimet e mia këto janë dhe ju e keni përgjegjësinë politike.

Patëm bisedë, i konsumuam gjërat që asgjë mos mbetej në errësirë. Jam dakord me Topin që tha se kushtetuta thotë që presidenti duhet të shqyrtojë brenda 7 ditëve.”

Po për rastin konkret?

“Me aq sa di nuk ruan asnjë ndalesë për të dekretuar gjeneralin Lleshi si ministër të Brendshëm.

Nëse ka diçka të veçantë Meta nuk e di ç’të them.”

Nëse ka diçka duhet bërë publike?

“Ne jemi një republikë parlamentare, as presidenciale as gjysmë presidenciale.

Mirëpo në këto raste duhet që kryetari i shtetit të shuajë krizat.

Përjashtoj raste të veçanta. Mendoj që detyra e kryetarit të shtetit është si baba i kombit pavarësisht nga mosha. Sepse në politikë ndodhin këto gjëra.”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco